Është profet i bijve të Izraelit. Prejardhja e i tij shkon deri tek Sulejmani (a.s.). Ai qëndronte në Tempullin Aksa, në Jerusalem, ku shkruante kopje të Teuratit dhe drejtonte ceremoninë e kurbaneve. Zekerija (a.s.), gjykonte sipas ligjeve të Musait (a.s.) dhe përpiqej të përhapte fenë e vërtetë. Ai punonte si marangoz dhe e siguronte jetesën me punën e duarve të veta. Ai u masakrua nga populli i vet dhe varri i tij ndodhet në Halep.

Në kohën e Zekerijas (a.s.), Damasku dhe Jerusalemi ndodheshin në duart e betlehemasve. Këta e respektonin Tempullin Aksa dhe i trajtonin mirë bijtë e Izraelit. Të mëdhenjtë e këtij populli nuk dilnin kurrë jashtë faltores. Ata kryenin adhurim ditë e natë në Tempullin Aksa. Në atë periudhë, mes bijve të Izraelit nuk kishte ndonjë profet. Prandaj, ata iu lutën Allahut që t’u dërgonte një profet. Më në fund, Zekerija (a.s.), u dërgua nga Zoti si profet tek ta.

Në tempullin Aksa kryenin adhurime katërqind adhurues të përkushtuar. Çdokush prej bijve të Izraelit, që dëshironte të afrohej sa më shumë me Zotin, kur e shoqja i mbetej shtatzëne, thoshte:

“O Zot! Nëse është djalë, do t’ia kushtoj atë Tempullit Aksa, që të kryej adhurime për Ty!”

Në këtë mënyrë, djemtë i kushtoheshin Tempullit Aksa për adhurim. Ky zakon kishte mbetur që nga koha e Musait (a.s.). Zoti e pati urdhëruar kështu Musain (a.s.):

“O Musa! Unë e dua robin Tim, i cili e kalon në adhurim kohën e tij prej djalërisë, deri në pleqëri. Ai rob, s’ka bërë gjynah në rininë e tij dhe e ka lidhur zemrën vetëm pas Meje, duke fituar kështu dashurinë Time!”

*

Zekerija (a.s.), u martua me Elisën, e cila ishte nga soji i Sulejmanit (a.s.). Elisa ishte motra Hannes, nënës së Merjmes. Ndërsa burri i Hannes, ishte Imrani. Nga martesa e Zekerijas (a.s.) me Elisën, lindi Jahja (a.s.).

Zekerija (a.s.), jetoi si një profet i mirë dhe besnik ndaj pëlqimit hyjnor. Siç do të tregohet edhe më poshtë, ai u masakrua në mënyrë barbare prej hebrenjve mizorë e të harbuar.

 

Share.

Leave A Reply