Bijtë e Izraelit, ishin dobësuar shumë në fenë që iu dërgua Musait (a.s.), i kishin kundërshtuar shumë profetët e tyre dhe ishin ndarë krejtësisht prej rrugës së drejtë. Megjithëse profetët e ardhur pas Musait (a.s.), i patën qortuar dhe paralajmëruar vazhdimisht bijtë e Izraelit, ky popull i prishur, prapë nuk ishte zbutur, por përkundrazi, vazhdimisht kishte përdorur dhunën ndaj tyre. Madje, ata kishin shkuar deri aty sa të vrisnin edhe profetët e vet, duke u bërë kështu, vrasës profetësh!

Ja pra, edhe në periudhën kur Isai (a.s.), u dërgua tek ta, ky popull ishte në gjendje të shpartalluar dhe të ndarë prej rrugës së vërtetë. Ata prisnin t’u vinte një shpëtimtar. Dhe, ai që prisnin të vinte, dëshironin të ishte njeri i fortë, trim, i prerë dhe luftarak. Kjo, sepse ai profet, duhej t’i shpëtonte prej robërisë dhe t’u siguronte përfitime të mëdha.

Prandaj, kur Isai (a.s.), u dërgua për t’i ftuar ata në rrugë të drejtë, hebrenjve iu duk shumë i butë dhe i urtë. Për këtë arsye, ata nuk deshën t’i besojnë.

Megjithatë, pavarësisht çdo gjëje, Isai (a.s.), tregoi durim dhe u përpoq të vendosë botëkuptimin e paqes dhe qetësisë, duke i afruar dhe pajtuar njerëzit me njëri-tjetrin. Ai u përpoq t’i shpëtonte hebrenjtë prej rrugës së mbrapshtë ku ndodheshin. Por hebrenjtë e tërbuar, që i kishin duart e njollosura me gjakun e profetëve, u ndjenë të shqetësuar nga kjo. Më në fund, ata morën vendim ta vrisnin Isain (a.s.). Për rrjedhojë, ata nisën të ushtronin dhunë e padrejtësi jo vetëm kundër tij, por edhe ndaj njerëzve që e rrethonin atë.

Përballë kësaj dhune, Juda, Is’hari dhe Jehuda, të cilët ishin ndër ndjekësit e Isait (a.s.), e braktisën fenë. Për më tepër, Jehuda, u tregoi hebrenjve kriminelë, që patën vrarë Zekerijan (a.s.) dhe Jahjan (a.s.), vendin ku ndodhej Isai (a.s.). Mirëpo, Jehuda u godit nga ndëshkimi i Zotit, duke iu shëmbëllyer hebrenjve të tërbuar si Isai (a.s.). Për këtë arsye, në vend të Isait (a.s.), ata kapën Jehudën dhe e gozhduan në kryq. Ndërsa Isai (a.s.), u ngrit në qiell nga ana e Allahut të Madhëruar.

Lidhur me ngritjen në qiell të Isait (a.s.), ka edhe një version të tillë:

Kur hebrenjtë hynë në shtëpinë ku qëndronte Isai (a.s.), Allahu i Madhëruar, e përngjau Jehudën me Isain (a.s.). Ndërsa hebrenjtë, në vend të Isait (a.s.), vranë Jehudën aty në vend.

Në Kuran, lidhur me këtë çështje, urdhërohet:

(I mallkuam ata) për shkak të mosbesimit të tyre (ndaj Isait a.s.), për shkak të shpifjeve të mëdha që thanë kundër Merjemes dhe për fjalët e tyre: «Ne e vramë Mesihun – Isain, të birin e Merjemes, të dërguarin e Allahut.» Por, ata as e vranë, as e kryqëzuan, por ashtu u është dukur. Ata që nuk u pajtuan për çështjen e tij, me siguri që gjenden në dyshim për të. Ata nuk kanë ditur kurrgjë për të, por vetëm kanë hamendësuar. Ata, në të vërtetë, nuk e kanë vrarë, por, Allahu e ka ngritur pranë Vetes. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.” (Nisa, 156-158)

Allahu e mbrojti Isain (a.s.), prej hebrenjve, duke i penguar ata për ta vrarë. Dhe, nuk ka dyshim edhe se Ai e ngriti atë në qiell, pranë Vetes. Vetëm se, lidhur me kohën dhe mënyrën e kësaj ngritjeje ka mendime të ndryshme. Sipas shumicës së dijetarëve, Allahu, me fuqinë e Tij e ka ngritur Isain (a.s.), në qiejt shpirtërorë, në një vend të posaçëm për të. Isai (a.s.), do të dërgohet sërish në këtë botë para Kiametit. Atëherë, të gjithë të krishterët do të pranojnë Islamin dhe do të bëhen mysliman.

Në Kuran urdhërohet:

“Dhe ata i përgatitën një kurth, por edhe Allahu u përgatiti kurth, se Allahu është strategu më i mirë. (Kujtoje, o Muhamed) kur Allahu tha:

«O Isa! Unë do të të marr, do të të ngre pranë Meje dhe do të të shpëtoj ty nga ata që nuk besojnë, si dhe do t’i vendos ata që të ndjekin ty, përmbi ata që të mohojnë, deri në Ditën e Kiametit. Pastaj, të gjithë do të ktheheni tek Unë dhe do të gjykoj midis jush për çështjet që jeni grindur. Sa për ata që nuk besojnë, do t’i dënoj me dënim të ashpër në këtë botë dhe në tjetrën. Dhe nuk do të kenë askënd që t’u vijë në ndihmë. Ndërsa atyre që besojnë dhe punojnë vepra të mira, Zoti do t’u japë shpërblimin e merituar. Allahu nuk i do punëmbrapshtët.»” (Ali Imran, 54-57)

 

Share.

Leave A Reply