“Para Sulejmanit u tubua ushtria e tij e përbërë prej xhinëve, njerëzve dhe shpendëve, të gjithë të radhitur në çeta të gatshme. Kur arritën në Luginën e Milingonave, një milingonë tha: «O milingona, hyni në banesat tuaja, që të mos ju shkelë Sulejmani dhe ushtria e tij, duke mos ju parë»!” (Neml, 17-18)
Milingona tha: “Pushteti i Sulejmanit është shumë i madh!.. Do të shtypeni! Prandaj hyni nëpër fole!..”
Sulejmani (a.s.), i dëgjoi këto fjalë dhe tha:
“Jo, pushteti im është i përkohshëm! Edhe jeta ime e kësaj bote është e kufizuar. Ndërsa lumturia hyjnore që i sjell dikujt Kelime-i Teuhid[1], është e pafund!”
“Ai vuri buzën në gaz, duke qeshur me fjalët e saj dhe tha: «O Zoti im, më frymëzo që të jem mirënjohës për mirësitë që Ti më ke dhënë mua dhe prindërve të mi, dhe që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti do të jesh i kënaqur. Më prano, me mëshirën Tënde, në mesin e robërve të Tu të devotshëm!»” (Neml, 19)
[1] – Formula e Teuhidit: Pranimi me zemër dhe shqiptimi me gojë se, Allahu është një dhe i vetmi Zot. Origjinali i kësaj formule në arabisht është: “La ilahe il-lallah”