Sipas transmetimeve, Ejjubi (a.s.), ishte betuar se, kur të shërohej, do ta ndëshkonte të shoqen me njëqind shkopinj për shkak të një gabimi të saj. Mirëpo shërbimi dhe sakrifica e saj ndaj tij ishte e madhe. Prandaj, Allahu e këshilloi Ejjubin (a.s.), të merrte një tufë me njëqind thupra dhe ta qëllonte vetëm njëherë, gjë e cila do të mjaftonte për të çuar në vend betimin:
“(Ne i thamë atij): «Merr me dorën tënde një tufë thuprash e bjeri lehtë me to (gruas tënde) dhe mos e shkel betimin tënd!» Ne e gjetëm atë të durueshëm, rob të mrekullueshëm. Ai kthehej vazhdimisht me pendesë tek Zoti!” (Sad, 44)
Ky zbatim që zë vend në ajet, quhet “leja e Ejjubit”. Për shkak se në ajet nuk bëhet e qartë se çfarë tufe ka qenë, kësaj i janë dhënë edhe kuptime të tjera.