1.Në themel të mardhënive të vendoset dashuria për Allahun.

Lumturia e çiftit që përbën çerdhen familjare është e fshehur në moralin e bukur. Lumturia e burrit është e fshehur në nderin dhe moralin e lartë të bashkëshortes, kurse lumturia e gruas është e fshehur në devotshmërinë dhe frikën ndaj Allahut. Lumturia në familje është varur prej dashurisë dhe respektit midis dy bashkëshortëve. Kurani, dashurinë midis çiftit e sinjalizon në këtë mënyrë:

 

وَمِنْ آيَاتِهِ أَنْ خَلَقَ لَكُم مِّنْ أَنفُسِكُمْ أَزْوَاجاً لِّتَسْكُنُوا إِلَيْهَا وَجَعَلَ بَيْنَكُم مَّوَدَّةً وَرَحْمَةً إِنَّ فِي ذَلِكَ لَآيَاتٍ لِّقَوْمٍ يَتَفَكَّرُونَ

Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë.(Rrum, 21)

  1. Konsiderimi i bashkëshortes dhe fëmijëve si amanet

Bashkëshortët të cilën vendosin të bashkohen për një qëllim sublim siç është krijimi i familjes kanë detyrime ndaj njëri-tjetrit. Burri nuk duhet të harrojë kurrë që bashkëshortja është një amanet.

Në lidhje me këtë Profeti a.s thotë: Kini frikë Allahun në lidhje më plotësimin e detyrimeve ndaj grave tuaja. Sepse ata janë një amanet nga ana e Allahut për ju. (Muslim, Haxh 147; Ebu Davud, Menasik 56.)

Kurse në një hadith tjetër thotë: Silluni mirë me bashkëshortet. Sepse ata janë amanet tek ju. E drejta juaj mbi ta është të tregoni mirësjellje, mjafton që ato të mos bëjnë një faj të qartë. (Tirmidhi, Tefsiru Tevbe, (9)

 

  1. Të jesh i drejtë dhe i sinqertë

Të qenit i sinqertë dhe i drejtë me bashkëshorten dhe anëtarët e familjes është një nga parimet më të rëndësishme të lumturisë familjare. Do të ishte shkelje e këtij rregulli që një burrë të bënte gjëra fshehurazi nga gruaja dhe një grua nga burri i saj. Në këtë mënyrë në atë  familje nuk do të ketë kurrë qetësi dhe lumturi.

Ndershmëria dhe sinqeriteti janë dy virtyte të rëndësishme njerëzore që pasqyrohen në mendim, fjalë, qëllim, vullnet, këmbëngulje, besnikëri dhe  veprim. Përputhja e mendimit dhe e sjelljes është baza e ndershmërisë dhe sinqeritetit. Burimi i gjithë kësaj është në Kur’an dhe Sunet.

“… Prandaj qëndro i patundur në udhën e drejtë, ashtu siç je i urdhëruar….” (Hud, 112)

 

“besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)!(Tevbe,119)

 

Me të vërtetë, sinqeriteti të shpie tek mirësia, e mirësia të shpie në Xhenet. Vërtet, njeriu vazhdon të  jetë i sinqertë (në fjalë e vepra) derisa shkruhet tek Allahu i Sinqertë. Kurse, me të vërtetë, gënjeshtra të shpie drejt shthurrjes, e shthurrja të shpie në Zjarr. Vërtet, njeriu vazhdon të gënjejë derisa shkruhet tek Allahu Gënjeshtar.”(Texhrid-i Sarih Tercümesi, c. 7, s. 146.)

  1. Të jesh besnik

 

Një nga rregullat e domosdoshme të Islamit për të realizuar dhe ruajtur lumturinë familjare është të jesh besnik. Një nga emrat e bukur të Allahut është “ el-Mu’min” që shpreh besimin/sigurinë e pafundme që ndjehet ndaj Allahut. Kurse një nga emrat e Pejgamberit a.s ka qenë “el Emin” që do të thotë besnik, i sigurtë.

Kurani na tregon që ata që besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij zotërojnë pikërisht këto cilësi:

“të cilët u përmbahen amaneteve dhe detyrimeve të marra.” (Müminun, 8)

O besimtarë! Plotësoni detyrimet!” (Maide, 1)

 

Ai që beson tek Allahu dhe i Dërguari i Tij është një person i besnik dhe i sigurtë. Prandaj ai distancohet nga çdo fjalë dhe veprim që cenon besimin dhe besnikërinë e tij. Nëse anëtarët e familjes

 

  1. Respektimi i përgjegjësive dhe detyrimeve

 

Islami i ka caktuar të drejta dhe përgjegjësi individëve që përbëjnë institucionin e familjes, veçanërisht burrit dhe gruas. Respektimi i këtyre të drejtave dhe përgjegjësive është faktori më i rëndësishëm në realizimin e paqes dhe lumturisë familjare.

Profeti a.s ka thënë:

Ju keni të drejta mbi gratë dhe ato kanë të drejta mbi ju. Eshtë e drejta juaj që, edhe në se nuk i jepni kënaqësi folesë së tyre familjare, gratë nuk duhet ta marrin nëpër këmbë atë me anë të dikujt tjetër. Në se nuk do ta miratonit një gjë të tillë dhe në se do të sillnin një tjetër në çerdhen tuaj familjare, mund ta ndaloni duke përdorur masa detyruese të drejta. Dhe, e drejta e grave mbi ju është që t’u siguroni atyre çdo veshje e ushqim në përshtatje me fenë dhe traditën.” Tirmizi, Tefsir, Tevbe (3087).

 

Përgjegjësitë e burrit ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve janë: T’i japë mehrin, t’i sigurojë jetesën, t’i japë mbrojtje dhe siguri, t’i mësojë fenë dhe të tregojë bujari ndaj tyre.

Përgjegjësitë e bashkëshortes janë, t’i bindet burrit, të jetë e sjellshme,  të edukojë fëmijët, të ruaj nderin e burrit, shtëpisë dhe dinjitetin e vet.

  1. Mirësjellja dhe delikatese midis bashkëshortëve.

 

Burri që është kryefamiljar duhet të sillet me butësi ndaj gruas së tij dhe të shmangë sjelljet e vrazhda dhe të ashpra. Po kështu, gruaja nuk duhet të neglizhojë mirësjelljen dhe delikatesën ndaj burrit të saj. Sepse butësia rrit dashurinë dhe mirësinë, kurse vrazhdësia të shpie në urrejtje.…

Ky kriter shprehet kështu në Kuran:

Në sajë të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhamed). Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje. Prandaj falua atyre gabimin, kërkoi falje Allahut për ata dhe këshillohu me ata për çështje të ndryshme. Kur të vendosësh për diçka, mbështetu tek Allahu. Vërtet, Allahu i do ata që mbështeten tek Ai. (Ali Imran,159)

Në lidhje me këtë Profeti a.s thotë:

أكْمَلُ المُؤمِنِينَ إيمَاناً أحْسَنُهُمْ خُلُقاً، وَخِيَارُكُمْ خِيَارُكُمْ لاهْلِهِ

Më i miri prej jush, është ai që sillet më mirë me familjen e tij!..” (Ibn Maxhe, Nikah, 50; Darimi, Nikah, 55.)

 

Kurse në një hadith tjetër:

U këshilloj të silleni mirë me gratë, pasi gruaja është krijuar nga një brinjë e lakuar. Pjesa më e lakuar e brinjës është maja e saj. Nëse do të orvatesh ta drejtosh, do ta thyesh. Nëse do e lësh ashtu, e lakuar do të mbesë. Prandaj, silluni mirë me gratë!”

Pra Profeti a.s na ka këshilluar të mos tregohemi të vrazhdë ndaj grave dhe të mos neglizhojmë interesimin për to në asnjë rast.

  1. Ndihma reciproke midis bashkëshortëve

Tek Allahu vlera e burrit matet me vlerën që i jep bashkëshortes dhe të afërmve. Në lidhje me këtë Profeti a.s ka thënë: Më i miri prej jush është ai që është më i dobishëm për familjen e tij. Unë jam më i mirë prej jush ndaj familjes.

Në këtë mënyrë, burri duhet të ndihmojë gruan e tij në punët e shtëpisë. Ndihma e burrit ndaj gruas në punët e shtëpisë është një nga Sunetet e Profetit a.s.

Kur u pyet Aishja r.a se çfarë bënte Profeti a.s në shtëpi, ajo  tha: Në shtëpi angazhohej me punët e grave kur vinte koha e namazit, shkonte për t’u falur.

 

  1. Biseda midis bashkëshortëve

Duhet të krijohet një mundësi dhe atmosferë për të biseduar me anëtarët e familjes në mjedisin e shtëpisë. Biseda ka një funksion të rëndësishëm për vazhdimin e lumturisë. Mjediset e bisedës u mundësojnë anëtarëve të familjes të njihen me njëri-tjetrin, të kuptojnë njëri-tjetrin dhe të rishikojnë sjelljen e tyre.

Përmes bisedimit  bëhet e mundur që burrat dhe gratë të kuptojnë më mirë  njëri-tjetrin në temperamentet dhe natyrën e tyre. Fjalët e bukura  dhe komplimentet kanë një rëndësi të madhe në rritjen e dashurisë dhe lumturisë midis çiftit.

Prandaj, sado i zënë të jetë një person, ai duhet të gjejë gjithmonë kohë për t’iu kushtuar gruas dhe fëmijëve.

  1. Dhuratat dhe buzqeshja

Kur gruaja dhe burri e shikojnë njëri tjetrin me dashuri, Allahu i shikon të dy me mëshirë” (Sahih-i Buhari 6:19; Tirmidhi 14:79.)

Lidhja më e rëndësishme që i mban anëtarët e familjes së bashku është dashuria dhe respekti. Dashuria dhe dhënia e dhuratave vetëm për hir të Allahut, pa pritur asgjë në këmbim, rrit intimitetin dhe dashurinë mes bashkëshortëve. Dhurata shton  dashurinë kurse dashuria ngjall respekt. Dhënia e dhuratave ndihmon në eliminimin e pakënaqësive të vogla që mund të ndodhin në familje.

Profeti a.s thotë:

Jepni dhurata njëri-tjetrit sepse ajo rrit dashurinë midis jush. (Kutub-i Sitte,Hadis no: 3393.)

Kur një person hyn nga dera e shtëpisë, problemet që ka përjetuar duhet t’i ketë lënë jashtë derës ose në vendin e punës. Hyrja brenda me një fytyrë të buzëqeshur do të shpjerë në  një bisedë të begatë. Në këtë kuptim, bashkëshortët që janë të lidhur me njëri-tjetrin me dashuri dhe dhembshuri, bëhen burim paqeje dhe qetësie për njëri-tjetrin, fëmijët, të afërmit dhe pasardhësit e tyre.

Një tjetër parim është: “Buzëqesha është sadaka.”  (Tirmidhi, Birr, 36.)

 

  1. 10. Konsultimi

 

Profeti a.s, e përdori konsultimin në mënyrën më të mirë pothuajse në çdo punë. Ai e aplikoi konsultimin në kohët më kritike dhe përballë ngjarjeve shumë të mëdha, duke treguar kështu se konsultimi mes bashkëshortëve është Sunet. Allahu i Madhëruar i lavdëroi ata që u konsultuan me të në Kuran; Emërtimi i një sureje si Shura është gjithashtu shumë kuptimplotë në lidhje me temën në fjalë..

 

“…Këshillohen për punët e veta me njëri-tjetrin…” (Şura Suresi, Ayet: 38)

 

Kur i Dërguari i Allahut (a.s.) mori shpalljen e parë, shkoi menjëherë tek bashkëshortja e tij  dashur Hz. Hatixhe duke i treguar për atë që kishte ndodhur. Një grua me shumë largpamësi që ishte Hz.  Hatixheja e ngushëlloi të Dërguarin e Allahut (a.s.) dhe e mbështeti me fjalë që të ngrohnin zemrën dhe të qetësonin shpirtin. (Buhari, Bed’u-l Vahj 3.)

 

Kur  u nënshkrua marrëveshja e Hudejbijes, sahabët  hezituan ta sillnin në vend urdhrin e Profetit a.s: “Çohuni, pritni kurbanet dhe pastaj shkurtoni flokët ”, Profeti a.s  shkoi te gruaja e tij, Ummu Seleme, u konsultua me të për situatën dhe ndoqi këshillën e  saj. (Musned, 4-326. Vakidi, Megazi, 2- 613.)

Siç shihet, konsultimi i bashkëshortëve si në çështjet familjare ashtu edhe në çështje të tjera,  është traditë profetike.

 

 

  1. Mjaftueshmëria

 

Mjaftueshmëria konsiton të jesh i kënaqur me ato që të gjinden, të mos biesh preh e babëzisë. Mjaftueshmëria është një nga faktorët e rëndësishëm të qetësisë shpirtërore. Anëtarët e familjes duhet të qëndrojnë larg qëndrimeve dhe sjelljeve që ftohin marrëdhëniet familjare  duke shprehur lakmi dhe babëzi.

Profeti a.s thotë:

Sa lumturi për atë që është udhëzuar dhe zotëron të mira të mjaftueshme për jetesën. (Tirmidhi, Zuhd,35)

 

12: Distancimi nga zemërimi

 

Zemërimi është shkaktari kryesor i prishjes së qetësisë familjare, i cili mund të shkaktojë edhe shpërbërjen e familjes.  Për këtë arsye, Allahu Teala flet me konsiderata  për ata që e mposhtin zemërimin e tyre.

 

Të cilët japin lëmoshë edhe kur janë në mirëqenie, edhe kur janë në vështirësi, e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. Allahu i do bamirësit. (Al-i İmran, 134)

 

Bashkëshortët duhet të bëjnë përpjekje maksimale për të shuar zemërimin dhe qetësuar gjendjen e acaruar. Për shembull, Profeti a.s na këshillon që kur të zemërohemi të marrim abdes, të ulemi nëse jemi në këmbë dhe të shtrihemi nëse jemi ulur.Këto janë hapa shumë të rëndësishëm për të shuar zemërimin.

Ai kurrë nuk duhet të diskutojë, të marrë vendime, madje as të flasë nëse mendon se nuk mund të mendojë qartë kur është i zemëruar. Sepse shumica e fjalëve të thëna në zemërim do të kthehen  në dëm të tij.

13.Bashkëshortët nuk duhet të fokusohen tek mangësitë e njëri-tjetrit

Një nga shkaqet e rëndësishme të prishjes së qetësisë familjare është se bashkëshortët flasin vazhdimisht për të metat e njëri-tjetrit dhe i shikojnë gjërat gjithmonë negativisht.

Allahu në Kuran thotë:

“…Jetoni e silluni mirë me to! Në qoftë se ato nuk ju pëlqejnë aq shumë, (duroni!) sepse është e mundur që juve të mos ju pëlqejë diçka, por që Allahu në atë do t’ju sjellë shumë të mira…” (Nisa, 19)

Kurse Pejgamberi a.s thotë:

Burri nuk duhet ta urrejë gruan. Nëse nuk i pëlqen diçka tek ajo, patjetër që do të ketë diçka tjetër  të pëlqyeshme. (Muslim, Rada 61)

Kur bashkëshorti vëren gabime tek bashkëshortja, ai në thelb duhet të mendojë se edhe ai nuk është i përsosur dhe pa të meta. Edhe nëse ka fëmijë, Ai nuk duhet ta qortojë para askujt dhe të mos ankohet kurrë për të, madje as në prani të fëmijëve të vet.

  1. Të jesh Besnik

Besnikëria është një virtyt njerëzor. Të tregosh besnikëri ndaj sakrificave, përpjekjeve dhe veprave të mira të bashkëshortit do të forcojë më tej lidhjen mes bashkëshortëve dhe do të përforcojë atmosferën e besimit.

Një nga vlerat e Profetit a.s në jetën familjare është edhe respekti për bashkëshortet. Ai respektonte jo vetëm bashkëshortet por edhe të afërmit e tyre. Ai i vlerësonte dhe herë pas here i dërgonte dhurata atyre. Kur Aishja r.a pa respektin e madh që po tregonte Profetit a.s ndaj një grua të moshuar që kishte ardhur në shtëpinë e tyre  e pyeti për shkakun e këtij respekti:

Profeti a.s i tha: O Aishe! kjo është shoqja e Hatixhes. Kur ishte gjallë Hatixhja, ajo vinte herë pas herë për vizitë tek ne. Ruajtja e miqësisë është prej imanit. Kjo sjellje tregon edhe dashurinë e Profetit a.s për Hatixhen r.a. Profeti a.s sa herë që therte ndonjë dele një pjesë të saj ia dërgonte shoqeve të Hatixhes r.a.

 

  1. zgjidhja e mosmarrëveshjeve sipas Kuranit dhe Sunetit.

 

Kurani na mëson se në rast të një mosmarrëveshje midis bashkëshortëve duhet ta zgjidhim sipas mësimeve kuranore dhe traditës profetike:

“O besimtarë! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja. Nëse nuk pajtoheni në ndonjë gjë, drejtojuni Allahut dhe të Dërguarit, nëse besoni Allahun dhe Ditën e Kiametit. Kjo për ju është më e mira dhe shpjegimi më i bukur.(Nisa,59)

 

Prandaj, nuk ka asgjë më të natyrshme dhe më të nevojshme se sa që besimtarët të kërkojnë zgjidhjen e problemeve të tyre në Kuran dhe Sunet. Kjo sjellje do ta çojë njeriun drejt ideales dhe do të bëjë të mundur arritjen e qetësisë shpirtërore.

16: Ruajtja e sekretit familjar

Allahu thotë në Kuran:

Ato janë petk për ju e ju jeni petk për ato… (Bekare,187)

Ashtu si mbulesa ruan dhe plotëson nevojat e trupit ashtu edhe ju ruani dhe mbroni njëri-tjetrin. Bashkëshortët nuk i shfaqin dobësitë e njëri-tjetrit personave të tretë. Ata ruajnë sekretet familjare. Ata janë afër njëri-tjetrit siç janë teshat me njeriun. Njerëz jashtë familjes nuk duhet të dinë se çfarë ndodh brenda familjes.

Profeti a.s thotë në një hadith:

Në qoftë se një njeri ia mbulon një të mete që ka një person tjetër Allahu ka për tia mbuluar atij të metat në botën tjetër.( Muslim, Birr 72)

17: Solidariteti midis çiftit.

Individët ose kërkojnë njerëz që i ngjajnë vetes, pra kërkojnë gjysmën tjetër të tyre, ose përpiqen t’i bëjnë bashkëshortët të duken si ata. Si rezultat i martesave që tentohen të bëhen kështu, ndodhin fëmijë të shqetësuar dhe, rrjedhimisht, shoqëri në krizë.

Familja përbëhet nga bashkëshortët dhe fëmijët. Në martesë, burri dhe gruaja mund të shfaqin qëndrime të ndryshme përballë ngjarjeve dhe situatave për shkak të natyrës së tyre. Fëmijët gjithashtu ndikohen në mënyrë të pashmangshme nga këto qëndrime, qoftë pozitivisht apo negativisht. Konflikti i vazhdueshëm psikologjik i prindërve bën që edhe anëtarët e tjerë të asaj familje të kenë probleme psikologjike. Prandaj, për të eliminuar zakonet e ndryshme, pritshmëritë e ndryshme dhe qëndrimet e ndryshme të anëtarëve të familjes është e nevojshme të veprohet me vetëdijen e të qenit “ne” (familja) në vend të “unë” (individ). Në fakt, një gjë të tillë kërkon edhe besimi:

“Besimtarët, në dashurinë, dhembshurinë dhe mbrojtjen e njëri-tjetrit, i ngjajnë një trupi. Kur një organ i trupit sëmuret, edhe organet e tjera i kap pagjumësia dhe temperatura.” (Buhari, Edeb, 27

18: Mirësjellja në familje

Një person duhet të tregojë respekt ndaj nënës, babait dhe të afërmve të bashkëshortes së tij aq sa dëshiron të tregohet ndaj prindërve dhe të afërmve të tij.

Një aspekt tjetër i sjelljes së mirë të gruas muslimane me burrin e saj është se burri i saj sillet mirë me prindërit e saj dhe tregon respekt dhe vlerësim për ta. Duke ndihmuar vjehrrën e saj, gruaja në fakt i bën një dhuratë dhe një nder burrit të saj. Prandaj, duke pasur parasysh këtë situatë, burri sillet mirë ndaj gruas dhe nënës së saj. Duke bërë këtë, të dy në fakt po i bëjnë një nder vetes (shtëpisë së tyre familjare). Sepse shpërblimi të mirës është një mirësi.

Profeti a.s thotë:

“Më i miri është ai që është më i mirë me njerëzit.”

Paqja në familje sigurohet nga morali i mirë i ndërsjellët. Mënyra se si burri dhe gruaja e trajtojnë njëri-tjetrin merret si shembull nga fëmijët. Fëmijët që rriten në një familje me vlera morale do të jenë të shëndoshë dhe plot vlera për vete, familjen dhe shoqërinë.

 

 

 

Share.

Leave A Reply