Është e pamundur të japësh një numër të saktë në lidhje me sasinë e haditheve sahih . Shuma e haditheve që gjenden në librat e Hadithit të shkruara nën titullin “sahih” dhe haditheve të tjera që gjenden në burimet e tjera të haditheve sahih, arrijnë numrin e rreth njëzetmijë haditheve. Mirëpo, nuk duhet harruar se, në lidhje me hadithet që përmenden me termat si, “sahih” , “hasen”  dhe “daif” , ka gjithmonë prej atyre që shprehin mendime të ndryshme. Kjo, sepse këto vlerësime, janë të mbështetura në studime relative. Megjithatë, duke përfituar prej teknologjisë kompjuterike në ditët tona, është e mundur të bëhet numërimi i haditheve për të cilat është dhënë gjykimi “sahih”. Në vitet e ardhshme, ka shumë mundësi që të arrihet edhe në numrat e saktë në lidhje me këtë çështje.

Share.

Leave A Reply