Aq sa është e mundur të kuptosh dhe të jetosh Kuranin, e për rrjedhojë Islamin, pa iu drejtuar Sunetit, aq është e mundur të kuptosh dhe të interpretosh Islamin duke lexuar hadithet, pa iu drejtuar shpjegimeve përkatëse. Në shumë situata, njeriu ndjen vështirësi për shkak të pamjaftueshmërisë të të kuptuarit të vet. Për këtë arsye, leximi i Hadithit, qoftë edhe me komentim të shkurtër, do të parandalojë keqkuptimet që mund të lindin në fillim.
“Rijadu’s-Salihin” është një libër që lexohet shumë, por që për një kohë të gjatë i është ofruar popullit tonë vetëm si përkthim. Dhe, për shkak se nuk është ofruar ende bashkë me një komentim, ne jemi përpjekur të përgatisim këtë përkthim me komentim.
Do të ishim shumë të lumtur nëse do të kontribuonim sadopak në dijen dhe kulturën e popullit tonë me anët të këtij punimi. Kjo, sepse ne besojmë se me interpretimin e Sunetit, me kuptimin dhe përjetimin e Kuranit dhe Islamit, mund të bëhesh mysliman i mirë. Dhe mënyra e kësaj, është të përfitojmë prej librave të Hadithit.
Në të shkuarën, dijetarët Islamë i kanë mbledhur tekstet e haditheve nëpër libra voluminozë, me një organizim të caktuar, duke ia ofruar Ummetit që të përfitojnë prej tyre. Në mënyrë të veçantë, shekulli i tretë dhe i katërt Hixhri, është periudha kur punimet në këtë fushë kanë qenë më të dendura. Në periudhat e mëvonshme, duke bërë përzgjedhje prej këtyre librave të Hadithit, kanë dalë në dritë libra Hadithi me organizim dhe përmbajtje të ndryshme. Imam Neveviu, të cilit i kemi shumë borxh në aspektin e kulturës së Hadithit dhe vepra e tij “Rijadu’s-Salihin”, kanë një vlerë të veçantë në këtë fushë.

Share.

Leave A Reply