Shpesh, hadithet kërkohen me pyetjet, “a ndodhet në “Kutub-i Sitte?”, “A e ka shënuar Buhariu?”, ose “A gjendet tek Muslimi?”, etj. Në fakt, këto lloj pyetjesh, burojnë nga mendimi i përgjithshëm se hadithet sahih gjenden vetëm në librat e “Kutub-i Sitte”, në “Sahihun” e Buhariut, ose në “Sahihun” e Muslimit dhe, se librat e tjerë të haditheve nuk janë edhe aq të besueshëm. Kjo, i ngjan mendimit të shumë njerëzve se çdo gjë kërkohet në Kuran. Kur njerëzve, të cilët nuk kanë marrë kulturë fetare të mjaftueshme, u përkujtohet një parim fetar, ata menjëherë fillojnë të bëjnë pyetje kundërshtuese duke thënë, “a gjendet kjo në Kuran?”. Pra, ashtu siç është një qasje e gabuar të kërkosh gjithçka në Kuran, ashtu është e gabuar edhe të kërkosh të gjesh patjetër çdo fjalë që njihet si Hadith, tek Buhariu, tek Muslimi apo edhe në “Kutub-i Sitte”. Për këtë arsye, është shumë e domosdoshme të hiqet dorë nga mendimi se çdo Hadith i besueshëm duhet të jetë me patjetër tek Buhariu apo Muslimi. E në fakt, as Buhariu dhe as Muslimi, nuk i kanë kategorizuar librat e tyre me qëllimin që “të mbledhin të gjitha hadithet sahih”. Ata kanë treguar kujdes që hadithet, të cilat i kanë marrë në librat e tyre, të jenë “sahih” sipas kritereve të tyre. Mirëpo, ata nuk janë përpjekur të mbledhin të gjithë hadithet sahih.

Hadithe sahih gjenden edhe në librat e tjerë të haditheve që janë jashtë Buhariut, Muslimit, e madje edhe jashtë ”Kutub-i Sittes”. Megjithatë, hadithet “muttefikun alejh”[1], të cilët gjenden edhe në “Sahihun” e Buhariut edhe në atë të Muslimit, dijetarët i kanë pranuar si hadithe të besueshme sahih.

 

[1] -Muttefikun alejh: [Mtd. Hadithi]: Është term që përdoret për hadithet, të cilët gjenden edhe në “Sahihun” e Buhariut edhe në atë të Muslimit.

Share.

Leave A Reply