Gjithashtu, i Dërguari i Allahut (a.s), vlerësonte shumë edhe mendimet e të rinjve. Kur mori lajmin se mekasit kishin ardhur me një ushtri të madhe për të sulmuar Medinën,

mendoi se do të ishte më mirë të qëndronin në Medinë dhe të bënin luftë mbrojtëse. Mirëpo, sahabët e rinj që nuk kishin mundur të merrnin pjesë në betejën e Bedrit, me një dëshirë dhe vullnet të madh deshën të luftonin ballë për ballë me armikun. Prandaj u vendos që beteja të bëhej në Uhud.

Të rinjtë që ishin të lidhur me një dashuri të madhe pas të Dërguarit të Allahut r, përjetuan revolucionin më të madh të jetës së tyre. Këta njerëz që para Islamit ishin thjesht asgjë, pasi u nderuan me besim, morën cilësinë e yjeve të Umetit. Shumë të rinj që më parë ishin të braktisur, në sajë të edukatës që u dha Profeti a.s, u bënë personalitete shembullore që i dhanë drejtim botës. E thënë ndryshe, nga të vdekurit dolën të gjallët dhe nga qymyri- diamantet.

Omeri para Islamit, ishte një njeri që kishte varro­sur me duart e veta vajzën e tij për së gjalli, ishte i pamëshirshëm dhe me natyrë të vrazhdë. Pas Islamit, brenda së njëjtës siluetë, u bë Omeri , me sy të përlotur, me zemër të mbushur me dashuri e mëshirë, aq sa ruhej të mos shkelte me këmbë edhe milingonat në tokë.

Ai e llogariste aq shumë veten e tij, sa edhe shprehej: “Kam frikë se Allahu do më kër-kojë llogari edhe për një qengj, që mund të humbë në breg të Eufratit.”

Një tjetër shembull është edhe Abdullah ibn Mes’udi . Në betejën e Bedrit, kur Ebu Xhehli ishte rrëzuar në tokë, ky sahab i nderuar,

iu hodh sipër dhe iu ul mbi kraharor. Ndërkohë që po jepte shpirt, ky idhujtar i tërbuar e ofendoi duke i thënë:

“Ke hipur në një kodër të lartë dhe të thepisur, o bari i shkretë delesh!” (Ibni Hisham, II, 277.)

Pra, në të shkuarën ai ishte “një bari i thjesh-të delesh”, që përbuzej nga njerëzit. Por kur u udhëzua dhe mori edu­kimin e Resulullahut (a.s), zemra e tij u bë si një det i gjerë dhe i thellë. Dhe, pikërisht në sajë të këtij sahabi të madh, mori jetë edhe Shkolla e famshme e Kufes, që përbën edhe një nga shkollat më të mëdha të Jurisprudencës Islame. Për rrjedhojë, tashmë, çfarëdo profili shkencor Islam të analizojmë, emrin e tij do ta shohim në krye

Share.

Comments are closed.