- Era ishte vënë nën urdhrat e Sulejmanit (a.s.). Ashtu si melekët që ishin urdhëruar t’i shërbenin Profetit tonë, Muhammedit (a.s.), ashtu edhe era zbatonte urdhrat e Sulejmanit (a.s.).
- Siç e dimë, Profeti ynë (a.s.), u ngrit në qiell natën e Miraxhit. Ndërsa Sulejmani (a.s.), kur dëshironte, në sajë të mirësisë së Allahut, e bënte për një ditë udhën që normalisht mund të zgjaste dy muaj.
- Ashtu si retë që i bënin hije Profetit tonë (a.s.), edhe zogjtë i bënin hije Sulejmanit (a.s.).
- Sulejmanit (a.s.), i ishte dhënë fuqia të mblidhte nga të gjitha krijesat për të shërbyer nën urdhrat e tij. Ndërsa Profeti ynë (a.s.), në Ditën e Kiametit, me mirësinë e Allahut do të mbledhë nën flamurin e falënderimit (liva-i hamd), të gjithë profetët, njerëzit e mirë dhe dëshmorët.
- Sulejmanit (a.s.), i ishte dhënë pasuria dhe sundimi në këtë botë. Ndërsa, Profetit tonë (a.s.), i ishte vënë në shërbim pasuria dhe mirësitë e kësaj bote dhe të botës tjetër.