Institucionet e mirëbërësisë të ngritura nga etërit tanë që s’njihnin ç’ishte fanatizmi, për të gjithë njerëzit pa dallim race e feje, kanë lënë të mahnitur jo vetëm autorët e paanshëm krishterë e perëndimorë, por edhe udhëtarët dhe studiuesit që, për shkaqe të ndryshme, i kanë parë turqit me paramendim dhe qëllim të keq. Në veprën e tij me titull “Gjenealogjia dhe morali i turqqve të vjetër”, autori turk Ismail Haki Danishmend ka dhënë shembuj të panumërt mbi këtë çështje. Për shemmbull, udhëtari i njohur francez Du Loir, në librin e tij me shënime udhëtimi të botuar në Paris, shkruan:

“Po i përmbledh për ju veçoritë e sotme të zakonevve dhe traditës turke me këto fjalë:

Ndihma dhe mirëbërësia e tyre përfshin jo vetëm njerëzit, por edhe kafshët!

Në të gjithë shtetin osman ka shtëpi strehimi të quajtura “imaret”. Sipas kushteve të vëna nga ngritësi i institucionit dhe mirëbërësi, aty u jepet ndihmë të gjitthë nevojtarëve, sipas nevojave që kanë, pa marrë parassysh fenë së cilës i përkasin. Të gjithë udhëtarët mund të qëndrojnë aty tri ditë dhe, për sa kohë që të rrinë, në çdo haje u jepet nga një pjatë pilaf.

Në qytetet, përveç imareteve ose shtëpive të strehhimit, në anë të rrugës gjenden ndërtesa publike të quajtura “karvansaraj” (pallate karvanesh) me dyer gjithmonë të hapura për çdo person.

Turqit ndërtojnë gjatë gjithë rrugëve për mirëbërëssi çezma për t’i shpëtuar udhëtarët nga etja. Veç këtyre, brenda qytetit, ndërtojnë pika për shpërndarjen e ujit të pijshëm, të quajtura “sebil”, ku shërbejnë nëpunës me rrogë mujore.

Pasanikët i vizitojnë burgjet për t’i shpëtuar të burggosurit për shkak të borxheve. Ata hetojnë në fshehtësi nevojat e të varfërve që u vjen turp ta tregojnë veten dhe të kërkojnë ndihmë, dhe ua plotësojnë nevojat.”

De la Motraye thotë kështu:

“Tek turqit, edhe sikur dikujt t’i digjet shtëpia e t’i bëhet hi me gjithçka, nuk dëgjohen klithma grash e të qara fëmijësh siç ndodh me popujt e tjerë. Te njerëzit që e kanë humbur në këtë mënyrë tërë kamjen, shihet një nënshtrim dhe dorëzim i plotë tek Zoti. Ndërkaq, poppulli mirëbërës mbledh ndihma të mjaftueshme, disa herë edhe mbi nevojat, për t’ia rindërtuar dhe shtruar shtëpinë familjes së dëmtuar.”

Kurse Corneille Le Bryn i përshkruan kështu vëzhgimet e tij:

“Eshtë e pamundur të mohohet se turqit janë shummë të dhënë pas ndihmës dhe mirëbërësisë dhe se, në këtë drejtim, kanë bërë shumë më tepër se krishterët. Kjo është dhe njëra prej arsyeve kryesore që në shoqërrinë osmane hasen më pak lypsarë.

… Turqit që s’kanë mundësi të ndihmojnë nga qesseja, e japin ndihmën duke punuar. Për shembull, mi rëmbajnë rrugët, mbushin depot e ujrave të vendosura në intervale të caktuara gjatë rrugëve, u shërbejnë si udhërrëfyes udhëtarëve, ndihmojnë në kapërcimin e ujrave të fryra, të urave, etj. Dhe nga të gjitha këto shërbbime ata as nuk presin, as nuk marrin shpërblim. Edhe sikur dikush t’u propozojë disa akçe, i refuzojnë duke thënë se ndihmën e bëjnë për pëlqim të Zotit.”

Të tërheqin vëmendjen edhe këto vërejtje dhe konkkluzione të Mouradgea d’Ohsson-it:

“Në çdo shtresë të popullsisë, prindërit dhe të afërmit, duke u bërë shembull për fëmijët, i mësojnë ata qysh të vegjël se si të japin ndihmë e të bëjnë mirë. Në sajë të këtyre virtyteve të larta të quajtura ndihmë dhe mirëbërësi, ndjenjat negative te personi, si egoizmi, koprracia dhe pangopësia zbehen krejt dhe në zemrën e njeriut shtresohet ndjenja e ndihmës ndaj të tjerëve. Si rrjedhojë, këto punë nuk u vijnë aspak rëndë muslimannëve dhe në këtë fushë ata ndodhen në një nivel shumë më të lartë se të gjithë popujt e tjerë.”

Fragmentet e marra nga udhëtari perëndimor Hunke nga letra e një të riu të shtruar në spital për të atin, e ilustrojnë shumë bukur përsosmërinë e sjelljes në lidhje me interesimin dhe kujdesin e vakfeve për të varfërit dhe të sëmurët:

“Baba i dashur! Në letrën që më dërgoje, më pyesje se a kam nevojë për para. Kur të dal nga spitali, do të më japin një palë rroba të reja dhe pesë florinj që të mos kem nevojë të filloj menjëherë nga puna pa bërë pushim. Prandaj nuk është nevoja të shesësh dhen nga tufa…

Të them të drejtën, s’ma do zemra të dal prej këtu. Dyshekët të butë, çarçafët të bardhë si bora, batanijet të buta si kadife! Në çdo dhomë ka çezmë. Në netët e ftohtta, të gjitha dhomat ngrohen. Ata që na mjekojnë, janë njerëz shumë të dhembshur e të mëshirshëm. Çdo ditë, atyre që ua tret stomaku, u japin mish të skuqur pulash ose dhensh. Fqinji im i shtratit, për të shijuar edhe ca kohë më shumë pulat e pjekura, u soll për një javë të tërë sikur s’ishte shëruar, aq sa edhe mjeku dyshoi dhe, për ta provuar se ishte shëruar, e lejoi të hante një bukë dhe një pulë të tërë dhe pastaj e nisi për në shtëpi. Pranndaj, eja menjëherë para se të ma vënë para një pulë e një bukë të tërë për ta ngrënë!..”

Ndërkaq, nga 26300 vakfe të regjistruara, të ngrittura në periudhën osmane, për të cilat folëm më lart, të tërheq vëmendjen fakti se rreth 1400 prej tyre janë ngritur nga zonjat e pasura të familjeve sulltanore ose familjeve të tjera fisnike të dinastive të ndryshme.

Vakfet e ngritura me principialitet dhe sinqerittet nga etërit tanë të bekuar, janë ngritur, organizuar dhe vënë në veprim me lutjen që veprimtaria e tyre të vazhdojë gjer në kiamet. Këto vakfe plotësojnë nevojat e njeriut tonë të sotëm e të nesërm me xhami, shkolla, institucione edukimi, ujësjellës, etj. Këto janë sadaka (mirëbërësi) me veprim të vazhdueshëm, janë shenja dalluese besimi dhe fisnikërie që i lartësojnë shpirtrat e vyer të etërve tanë të bekuar!

Share.

Leave A Reply