Siç e kemi thënë disa herë, pasuria është një amannet i dhënë robit nga Allahu. Po qe se pasuria përdoret në një mënyrë që bie në kundërshtim me urdhrat hyjnnorë, është shumë e prirur t’i bëjë njerëzit të tërbohen, t’i zvarrisë ata në çdo lloj mendjemadhësie, padrejtësie e dhune. Te ata që bien në një fatkeqësi të tillë, dashuria për pasuri shtresohet në zemër. Fakti që Zoti, nga të mirat e kësaj bote, vetëm pasurinë dhe fëmijët i përmmend si “intrigë”, mbështetet në rrezikun e hyrjes së tyre në zemër dhe shndërrimit në idhuj. Për ata që bien në këtë fatkeqësi, Allahu i Lartë urdhëron:

“… Ata që grumbullojnë ar e argjend dhe nuk e shpenzojnë në rrugën e Allahut, paralajmëroji për një ndëshkim të dhimbshëm! Atë ditë kur këto para të skuqen në zjarrin e xhehennemit dhe me to t’u vullosen ballët, anët dhe shpinat, (do t’u thuhet): “Ja, kjo është pasuria që e mblodhët për vete. Shijoni, tani, shijen e atyre gjërave që i bëtë grumbull!” (et-Tevbe, 34-35)

I Dërguari i Allahut (s.a.s.) porosit:

“Çdo mëngjes mbi tokë zbresin dy engjëj. Njëri prej tyre lutet:

“Allahu im, zëvendësoja pasurinë atij që e shpenzoi në rrugë të drejtë!”

Kurse tjetri mallkon:

“Allahu im, shkatërroja pasurinë atij që tregoi koprracci!” (Muslim, Zekat, 57)

Në një hadith tjetër, Profeti thotë:

“Bujaria është një pemë nga pemët e xhennetit, degët e së cilës zgjaten në këtë botë. Atë që kapet në njërën prej atyre degëve, ajo e çon në xhennet. Kurse koprracia është një pemë nga pemët e xhehennemit, degët e së cilës zgjaten në këtë botë. Atë që kapet në njërën prej atyre degëve, ajo e zvarrit për në xhehennem!..” (Bejhaki, Shuabu’l-Iman, VII, 435) Me këto fjalë, ndërsa nga njëra anë Profeti i përggëzon ata që i kryejnë adhurimet materiale, si zeqati, sadakaja, dhurimi dhe e dhjeta, nga ana tjetër u bën një paralajmërim mjaft domethënës atyre që, për shkak të koprracisë, sillen me indiferentizëm ndaj këtyre adhurrimeve.

Kështu, pra, në ajetet kur’anore dhe hadithet proffetike bëhet e ditur se hyrja e mallit në zemër që pason rrëmbimin e të drejtës së nevojtarit, do të ketë fund të hidhur. Përballë këtij paralajmërimi hyjnor duhet mennduar mirë dhe duhen bërë përpjekje që, me dhënien e sadakave dhe dhurimeve të ndryshme përveç zeqatit, të kalohet shuma një e dyzeta që është e detyrueshme. Lidhur me këtë çështje, Zoti i orienton robtë e vet kësshtu:

 “… (O i Dërguar!) Të pyesin se ç’duhet të shpenzzojnë në udhë të së mirës. Thuaju: “Tepricën mbi nevvojat!” (el-Bakara, 219)

Sahabet, shokët e Profetit ishin gjithmonë në një bashkëveprim të ngushtë dhurimi. Për fushatën e Tebbukut, Hz. Omeri (r.a.) pati sjellë gjysmën e pasurisë, kurse Hz. Ebu Bekri (r.a.) pati dhuruar tërë pasurinë. Atëherë, Profeti e pati pyetur:

“Ç’u le fëmijëve, o Ebu Bekr?”

Dhe ai i qe përgjigjur:

“Allahun dhe të Dërguarin u lashë!..” (Ebu Davud, Zekat, 40

Biseda si më poshtë, e zhvilluar mes një juristi isllam dhe Shejh Shibliut, ka një domethënie të madhe për sa i përket nxitjes për dhurim.

Një jurist, me qëllim për ta vënë në provë Shejh Shibliun (r.alejh), e pyet se sa përqind e pasurisë duhet dhuruar. Shejh Shibliu e pyet:

“A e do përgjigjen sipas mendimit të juristëve, apo sipas dashurisë së të dashurve të Zotit?”

Juristi i thotë:

“Le të jetë sipas të dyve!”

Atëherë, Shejh Shibliu i jep këtë përgjigje:

“Sipas mendimit të juristëve, për pasurinë dyqind dërhemë, pasi kjo shumë të ketë ndenjur e pacënuar për një vit, duhet dhënë një e dyzeta pjesë e saj, që i bie pesë dërhemë. Kurse sipas mendimit të të dashurve të Zotit, duhen dhënë të dyqind dërhemët duke thënë “shpëtova prej tyre” dhe, për më tepër, duke falenderruar për këtë!”

Juristi i tha:

“Këtë konkluzion (dhënien e një të dyzetës së passurisë si zeqat) ne e mësuam nga dijetarët tanë!”

Si përgjigje, Shejh Shibliu i tha:

“Kurse ne e mësuam nga zotëria ynë, Ebu Bekr Besniku. Ai vuri para të Dërguarit të Madh (s.a.s.) gjitthë ç’kishte e nuk kishte!”

I Dërguari i Allahut, i cili pati edukuar te sahabet, shokët e tij, pasionin për të dhënë për hir të Allahut, ishte vetë shembulli më i bukur i kësaj fryme dhurimmi.

Kështu, një ditë, familja e Profetit kishte prerë një dele dhe mishin e kishte shpërndarë. Një çast, Profeti e pyeti Hz. Aishenë:

“Ç’mbeti nga mishi?”

Hz. Aisheja (r. anha) iu përgjigj:

“Vetëm një eshtër shpatulle mbeti!”

Atëherë, Profeti i tha:

“Pse s’thua se, përveç një eshtre shpatulle, i gjithë mishi na paska mbetur ne?” (Tirmidhi, Sifatu’l-Kijame, 33)

Po qe se Profetit i ndodheshin në shtëpi disa monnedha ari apo argjendi, nuk kishte qetësi gjithë natën gjersa t’i dhuronte. Megjithatë, ai nuk e bëri të detyrrueshme këtë mënyrë veprimi për të gjithë muslimannët, kurse shokët i orientonte të dhuronin si t’ua donte zemra. Për shembull, ndërsa ia pranonte tërë pasurinë Ebu Bekrit, Profeti i thoshte një shoku tjetër:

“Një pjesë të pasurisë mbaje për vete se kjo është më e dobishme për ty!” (Buhari, Megazi, 79)

Shkurt, Islami, krahas dhurimit të detyruar në një masë të caktuar siç është zeqati, personave me zemër të madhe ua ka lënë në dorë të dhurojnë sa të duan, sipas mundësive materiale dhe dëshirës së zemrës. Nisur nga ky kriter, Ebu Dherri (r.a.) e quante haram paranë e fituar sot që s’shpenzohej sot por lihej për nessër. Kurse Abdurrahman bin Avf (r.a.), duke mbajtur parasysh nevojat që mund të dalin më vonë, nuk shihte ndonjë të keqe në kursimin dhe lënien mënjanë të një pjese fitimi. Madje, vetë, ndërsa nga njëra anë pranonte të përballonte çdo lloj vështirësie për të fituar sa më shumë, nga ana tjetër përpiqej t’i ndihmonte dhe qettësonte muslimanët. Sepse ai dhe të tjerët si ai ishin njerëz që e kishin stolisur zemrën me vetëdijen se ishin jo të zotët e pasurisë së tyre, por persona që u ishte lënë amanet ajo pasuri!

Përgjithësisht, të gjithë pronarët, të pasurit që kanë kërkuar shpëtimin e amshuar, duhet të jetojnë me vetëdijen se në këtë botë janë në pozitën e personit që i është ngarkuar një amanet dhe se një ditë do të japin llogari para Allahut që është pronari i vërtetë i pasurissë së tyre. Në Kur’an urdhërohet:

“Pastaj atë ditë (ditën e kiametit dhe ringjalljes) do të jepni llogari për të mirat që ju janë dhënë!” (et-Tekathur, 8)

Si rrjedhojë e kësaj të vërtete, zemrat e pajisura me kulturën hyjnore, nuk e harrojnë kurrë këtë thënie:

“Hallalli ka llogari, kurse harami ka ndëshkim!”

Prandaj, të pasurit që nuk japin pse janë bërë robër të kërkesave dhe dëshirave të kësaj bote, janë si hamalllët që bartin dru për furrat e zjarrit.

Share.

Leave A Reply