Filiz konca

Në këtë botë ka shumë kultura, filozofi dhe mënyra të ndryshme jetese. Vallë, cila është më e drejtë? Cila është më e bukura? Cila është më e dobishme për njerëzit? Sipas cilës arrihet lumturia? Prej cilës Zoti është i kënaqur?

Këtyre pyetjeve nuk është e lehtë t’u japësh përgjigje. Ato kërkojnë dije të thellë, studime të gjata dhe kërkime serioze.

Në mendje të vjen së pari civilizimi perëndimor me shfaqjen marramendëse dhe suksesin teknik të mrekullueshëm. Ndërkohë, shumë filozofë dhe mendimtarë perëndimorë shprehen se civilizimi perëndimor është i sëmurë mendërisht e shpirtërisht dhe se po e zvarrit njerëzimin në shkatërrim. Kështu që, ata po përpiqen të gjejnë rrugët e shpëtimit.

Me të vërtetë, edhe neve ditë për ditë po na shtohet admirimi ndaj këtij civilizimi të çmendur e depresionues. Parimet njerëzore i përdorin të njëanshme vetëm për interesat e tyre. Të drejtat e të tjerëve nuk i njohin dhe popujt e pambrojtur i shkatërrojnë në mënyrë barbare. Ata kanë arritur kulmin në mendjemadhësi e shtirje dhe kanë marrë një rrugë të shfrenuar në dëshira dhe argëtime. Koncepti i nderit dhe familjes ka rënë nën këmbët e tyre.

Ndërmjet individëve janë shkëputur të gjitha lidhjet e dashurisë e të respektit. Njerëzit janë bërë kurban të alkoolit, drogës e pasionit; kanë devijuar dhe janë bërë hipi.

Mbi të gjitha, nuk e shohin gjendjen e tyre, po mundohen të ngrenë imperializmin kulturor me të gjitha institucionet e tyre fetaro-sociale dhe po përpiqen t’i zvarrisin edhe popujt e tjerë në batakun e tyre. Po ashtu, po mundohen t’i arrijnë synimet e tyre me libra, koleksione, filma, teatro, institucione arsimore, shkolla private, kurse, bursa, ftesa dhe mësime.

Kemi shkuar te ata, i kemi njohur nga afër, ua kemi parë fytyrën e brendshme dhe ua kemi kuptuar nijetin e fshehtë. Të shkretët, janë shkatërruar nga aspekti shpirtëror. Nëse ne i marrim ata për shembull, nëse mashtrohemi ndaj shfaqjeve ndriçuese dhe, nëse ndjekim kulturat e sëmura të tyre, do të thotë se do të shkatërrohemi.

Tashmë, ne të gjithë si popull duhet ta shikojmë epërsinë dhe përsosmërinë e kulturës sonë, duhet të kapemi fort pas saj, duhet të zhvishemi nga imitimi dhe t’i edukojmë fëmijët tanë si njerëz myslimanë me karakter, me edukatë, me moral të lartë, të dashur, të respektueshëm, të ditur, të urtë, përgjegjës, punëtorë, të frytshëm dhe të sinqertë. Duhet të jemi shumë të përpiktë dhe të kujdesshëm, në mënyrë që sëmundjet shpirtërore të perëndimit të mos u ngjiten brezave tanë, që të mos shkatërrohen familjet e vatrat tona dhe që populli ynë të mos gjunjëzohet materialisht e shpirtërisht.

Në këtë material kemi zgjedhur një/dy hadithe fisnike të Pejgamberit, salallahu alejhi ve selem, nga shumë prej tyre, me shpresë që të ketë sa më shumë begati dhe në mënyrë që të gjithë të shikojnë shembuj nga mirësitë e pafundme të Islamit dhe epërsitë e pakrahasueshme të tij. Pastaj ta bëjmë sa më të qartë ndryshimin ndërmjet kulturës Islame dhe asaj perëndimore, duke krahasuar nënat myslimane me gratë e papërgjegjshme në perëndim, të cilat preferojnë më shumë të mbajnë një qen sesa të edukojnë një fëmijë.

  1. Taberani transmeton nga Abdullah b. Umer se Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë:

“Gruaja në shtatzani, në kohën derisa të lindë dhe derisa ta ndajë fëmijën nga gjiri, është si luftëtari që ruan kufijtë në rrugë të Allahut (vazhdimisht merr sevap si ai). Nëse vdes në këtë kohë, asaj i jepet shpërblimi i dëshmorit.”

  1. Transmetohet nga Abdurrahman b. Auf (r.a.), se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem, ka thënë:

 

“Kur gruaja të ngelë shtatzënë, fiton shpirtërisht shpërblimin e një luftëtari, që ditën agjëron, natën fal namaz dhe i është dorëzuar Zotit me gjithë zemër.

 

Kur ta kapin dhimbjet e lindjes, asnjë krijesë nuk mund ta kuptojë plotësisht se sa shumë shpërblim merr ajo.

 

Kur të lindë fëmija, ajo merr sevap sikur ngjall një jetë, sa herë foshnja ta thithë gjirin apo sa herë t’i japë gji atij.

 

Kur fëmija të rritet dhe t’i ndërpritet gjiri, atëherë dy engjëj e prekin te shpatullat dhe i thonë:

 

“(Tashmë nuk të ka ngelur asnjë mëkat.) Filloje jetën përsëri duke mos pasur asnjë gjynah…”

 

Shënimet:

 

Trasnmeton: Nuajm, Hiljetu’l-evlija, IV, 298; Hejsemi, Mexhma’u’z-zevaid, IV, 560.

 

 

Share.

Leave A Reply