Fjala e dëshmisë është e tapa e parë e hyrjes së një individi në  islam. Fjala e Dëshmisë është një fjali e bekuar besimi në të cilën, krahas ekzistencës dhe njësisë së Allahut, miratohet edhe dërgesa profetike e profetit të kohës së fundit, miratimi bëhet në formën e një dëshmie me anë të së cilës person pranon përgjegjësinë e vet për këtë miratim. Nisur nga kjo, Fjala e Dëshmisë është themeli dhe boshti, pikëmbështetja e fesë.

Kjo është një fjalë, në kuptimin pafundësisht të gjerë e në klimën enigmatike të së cilës ndodhet  fshehur shpëtimi dhe lumturia e gjithë njerëzimit.

Fjala e dëshmisë  është esencë esencash. Të gjitha bazat e tjera besimore të islamit dhe hollësitë e tyre janë të lidhura me këtë fjalë. Për rrjedhojë, besimi me Fjalën e dëshmisë qëndron mbi të gjitha adhurimet. Sepse adhurimet qëndrojnë në këmbë me të. Adhurimet kryhen Brenda një kohe të caktuar, kryerja e tyre bëhet vetëm në atë kohë. Edhe namazi më çmuari i adhurimeve është i detyruar pesë herë në ditë. Kurse besimi është gjithë kohor i detyrueshëm. Ekziston nevoja që të mbrohet zemra në mënyrë të vazhdueshme nga çdo lloj vanitetit që rrëzon në indiferentizëm dhe befasi e të mbahet besimi i gjallë e i shëndoshë në çdo rrethanë. Besimi është i tillë që nuk i bie niveli me asnjë justifikim, mbrojtja e tij çdo çast është kusht dhe ndërprerja e mosveprimi i tij i përkohshëm nuk lejohet.

Fjala e dëshmisë është kështu:

Dëshmoj se nuk ka zot tjetër veç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i dërguari i Allahut.

Me këtë fjali bëhet pohimi me gjë dhe miratim me zemër. Kurse në kuptimin e saj të brendshëm, përmban poetikën e të vërtetave islame.

Mund të thuhet se tërësia e Kuranit është parashtrim i Fjalës së dëshmisë. Sepse Kurani përbëhet prej fesë dhe besimit. Në Ajetin ku bëhet pohimi i kësaj të të vërtetë thuhet:

“ Ky Kuran u është kumtuar njerëzve për t’ua tërhequr vëmendjen, për ta ditur se ka vetën një Zot dhe, ata që kanë arsye, të arsyetojnë e të marrin mësim. (Ibrahim, 52)

Çdo punë e mirë e cila do të kishte pëlqimin e Allahut  edhe në këtë botë edhe në jetën e pasme është fryt i Fjalës së bukur, domethënë i formulës së besimit monoteist. Adhurimet i përftojnë njeriut kënaqësi, hijeshi dhe moral të bukur të krahasueshme, të gjitha këto me shfaqjen e besimit në zemër. Në anë të kundërt edhe çdo punë e keqe të cilën Zoti ka për ta ndëshkuar është fryt i fjalës së keqe, domethënë i mohimit i cili është burimi i çdo lloj intrige, ngatërrese e fatkeqësie.

Allahu i lartë urdhëron:

Vallë, a nuk e sheh se si Allahu e përqas fjalën e mirë me pemën e mirë, e cila rrënjën e ka të fortë në tokë, kurse degët nga qielli?  Me lejen e Zotit të saj (pema) jep fruta në çdo kohë. Allahu u tregon shembuj njerëzve, që t’ua vënë veshin. Fjala e keqe është si pema e keqe me rrënjë të shkulura, e paqëndrueshme për ekzistencë. (Ibrahim, 24-26)

Profeti (a.s) porosit:

Me shprehjen “ jep fryte në çdo kohë” nënkuptohet fakti që njeriu që e thotë atë fjalë, e përmend Allahun natë e ditë.” (Fedaili a’mal, 462)

Në shpjegimin e këtyre ajeteve Ibn Abasi (r.a) thotë:

Këtu aludohet për fjalën e dëshmisë. Rrënjët e saj janë në fjalën dhe zemrën e besimtarit, kurse degët në qiej. Prandaj punët e besimtarëve lartësohen në qiej. Kurse fjalë e keqe është ajo që tregon politeizëm, mohim dhe mosbesim, Me të nuk pranohet asnjë veprim.

Prandaj në shpjegimin e ajetit” Personi i pastruar, padyshim ka shpëtuar(A’la,14) Profeti (a.s) thotë kështu:

“ Me fjalën tezkije në këtë ajet kuptohet pohimi i shehadetit (Fedaili a’mal, 466)

Kështu edhe detyra e njerëzve të Allahut të cilët janë të ngarkuar për t’i pastrua egot dhe kulluar zemrat vepron në ballafaqim me të fshehtën e kësaj porosie profetik. Ajeti i mëposhtëm bën të ditur neverinë e Zotit ndaj idhujve të shfaqur në zemër.

O i Dërguar! A i ke parë atë që idhujtarizojnë në dhëshirat vetjake?..(Xhathije, 23)

Në një ndër detyrat e profetëve, e përmendur në ajete të ndryshme është edhe pastrimi i botës ndjesore të njerëzve për t’u bërë të mundur të marrin pjesë nga thellësitë e Fjalës së dëshmisë në kuptimin e plotë të saj. Sepse thelbi i besimit është si një pasqyrë e shkëlqyer. Njeriu e njollos këtë pasqyrë me aq sa të jetë indiferent ndaj të vërtetës së Zotit duke iu bërë pengesë reflektimit të shfaqjeve të bukurisë së Zotit. Kurse dalja në shesh në zemër e shfaqjeve hyjnore është e mundur vetëm duke e zënë zemrën me përmendjen e Zotit. Për rrjedhojë duke e sjellë zemrën në gjendje zgjimi dhe stimulimi. Dhikri është e kundërta e harresës. Ndryshku mbi perlën e besimit pastrohet si rezultat i kthimit të fytyrës kah Zoti me pricialitet dhe sinqeritetin e zemrës.

Profetët dhe miqtë e Zotit i ftojnë njerëzit në mënyrën më të bukur, për te fjala e Dëshmisë që është çelësi i qiejve e i tokës. Sa e sa fatmirë, të afërt të Allahut, ka që janë bërë të tillë duke shijuar kënaqësitë e ëmbla dhe më të çmueshme se keutheri të besimit të vërtetë që ua kanë ofruar ata me gjithë zemër nga shtambat e pasionit hyjnor! Në këtë botë të përkohshme e të vdekshme, ata ecin si pishtarë në krye të njerëzimit duke i bashkuar zemrat në emër të besimit monoteist të shprehur në fjalën e Dëshmisë.

Në dëshmim ndodhet e fshehur një enigmë hyjnore e veçantë dhe një thesar urtësish. Prandaj ndodh që qiejt e toka, e gjitha ekzistenca, engjëjt dhe zotëruesit e diturisë së vërtetë, me anë të fjalës së dëshmisë, janë kah dëshmojnë duke pohuar dhe miratuar. Edhe Zoti, i cili e kërkon veçanërisht prej tyre këtë pohim dhe miratim, dëshmon edhe vetë.

Në Kuran urdhërohet:

Allahu dëshmoi se nuk ka zot tjetër veç Tij. edhe engjëjt dhe dijetarët janë dëshmitarë se nuk ka zot tjetër veç Allahut që është i lartë e Sundues. (Ali Imran, 18)

Përfundimisht, në Fjalën e dëshmisë përmbahen këto katër çështje:

  1. Vërtetimi i ekzistencës së individualitetit të Allahut.
  2. Vërtetimi i atributeve të Allahut
  3. Vërtetimi i akteve të Allahut
  4. Vërtetimi besnikërisë së Profeti

Nga ky këndvështrim, Fjala e dëshmisë është si një vulë për gjashtë kushtet e besimit që i quajmë shkurt amentu. Në mënyrë të përmbledhur është:

Besova në Allahun , në engjëjt e Tij, në librat e Tij, në të dërguarit e Tij, në ditën e pasme, në kaderi dhe në të mirën dhe të keqen si krijime të Allahut.

Me pesë bazat themelore të islamit, njeriu bëhet musliman, kurse me gjashtë kushtet e besimit bëhet mumin, besimtar.

Për rrjedhojë, po qe se një njeri thotë vetëm, në mënyrë abstrakte, Besova është e pamjaftueshme për t’u bërë musliman dhe besimtar në kuptimin e vërtetë të fjalës. Në fakt edhe pse besimi përmblidhet në formën e pohimit me gojë dhe miratimit me zemër të ekzistencës së Allahut dhe profetësisë së Muhamedit (a.s), ky besim ka nevojë për një njohje të saktë dhe për një orientim të drejtë. Shkurt sipas islamit, besimi duhet të ketë arritur një pjekur të tillë që të mund të quhet i plotë dhe i përsosur dhe që të mund ta nxjerrë bartësin në shpëtim. Dhe kjo arrihet, para së gjithash, të njihen drejt atributet e Allahut.

Share.

Comments are closed.