Ajo, ishte shërbëtorja e vajzës së faraonit. Një ditë, kur ishte duke marrë krehrin për të krehur flokët e vajzës së faraonit, tha “Bismilah”. Vajza e dëgjoi dhe menjëherë shkoi dhe lajmëroi të atin.
Faraoni e thirri Mashitan dhe i kërkoi llogari. Ajo, me entuziazmin e besimit në zemër, iu përgjigj faraonit me trimëri:
“Edhe ti je i vdekshëm si ne! Si mund të jesh zot?”
Faraoni u zemërua shumë nga kjo:
“Domethënë edhe ti i besove Musait? Pra, edhe ti ndoqe atë?”
Më pas, faraoni filloi ta torturonte Mashitan. Mirëpo, pavarësisht vuajtjeve që po hiqte, ajo nuk e lëshonte besimin e saj! Atëherë, ata i sollën para vajzën e vet pesë vjeçe dhe e kërcënuan;
“Nëse nuk e pranonte se faraoni ishte zot, do t’ia prisnin fytin vajzës!”
Mirëpo, Mashita përsëri nuk u kthye nga besimi i saj. Më në fund, ata e vranë vajzën para syve të saj dhe me gjakun e vajzës ia lyen fytyrën. Megjithatë, ajo vazhdoi të thotë me forcë dhe pasion të madh:
“Allahu është një! Allahu është një! Musai është i Dërguari i Tij”
Faraoni dhe njerëzit e tij u nevrikosën shumë nga e gjithë kjo. Këtë radhë i sollën djalin tremuajsh dhe ia zgjatën ta merrte, ndërkohë që fëmija qante nga uria. Fëmija filloi të kërkojë gjirin e nënës për të pirë qumësht, por ata e tërhoqën menjëherë dhe i thanë:
“Nëse vazhdon të mos heqësh dorë, do ta hedhim djalin në furrë!”
Mashita, e duroi edhe këtë dhimbje dhe nuk u kthye nga besimi i saj. Më në fund edhe fëmijën tremuajsh ia hodhën në furrë. Sipas një transmetimi, thuhet se foshnjës tremuajshe i erdhi goja në mes të flakëve dhe tha:
“Nënë e dashur! Duro, mos u kthe nga besimi! Po shoh se mes teje dhe xhenetit ka mbetur vetëm një hap!”
Shumica e tyre që dëgjuan këto fjalë, i besuan Musait (a.s.).
Më në fund, zonja Mashita u martirizua dhe shkoi në xhenet pranë vogëlushëve të saj!
Në një hadith fisnik, lidhur me zonjën Mashita, thuhet:
Sipas një transmetimi të Ubej bin Ka’bit (r.a.), Resulullahu (a.s.), në natën e Miraxhit[1], ndjeu një aromë shumë të këndshme dhe pyeti Xhebrailin (a.s.).
“O Xhibril! Ç’është kjo aromë e këndshme?”
Xhebraili (a.s.), i përgjigjet:
“Kjo është aroma e varreve të zonjës Mashita, dy fëmijëve dhe burrit të saj.” (Ibn Maxhe, Fiten, 23.)
[1] – Mrekullia e ngritjes së Profetit tonë (a.s.), në qiell.