Sulejmani (a.s.), ka vdekur i mbështetur në shkopin e tij. Për shkak se trupat e profetëve nuk prishen pas vdekjes, në fillim, askush përreth tij nuk e kuptoi se ai kishte vdekur. Mirëpo, pasi kaloi një kohë e gjatë dhe pasi një krimb e brejti shkopin mbi të cilin ai ishte mbështetur, Sulejmani (a.s.), u rrëzua në tokë. Për rrjedhojë, të gjithë e kuptuan se ai tashmë kishte kohë që kishte vdekur. Në Kuranin Fisnik, urdhërohet:

“Kur Ne ia caktuam atij vdekjen, atyre nuk u dha shenjë askush për vdekjen e tij, pos krimbit të drurit. Dhe, kur u rrëzua (Sulejmani), u bë e qartë se, sikur ta dinin xhindet të fshehtën, nuk do të vijonin në dënimin poshtërues.” (Sebe’, 14)

Nga ky ajet, kuptohet qartë se, pasi Sulejmani (a.s.), ka emigruar në botën tjetër, trupi i tij ka qëndruar drejt i mbështetur mbi shkop për një kohë të gjatë. Ndërsa shprehja “dënimin poshtërues”, është përdorur për shkak se xhinët bënin punë të rënda dhe të vështira. Për shkak se xhinët nuk e kanë kuptuar vdekjen e tij, ata kanë vazhduar të bëjnë të njëjtat punë të vështira. Nga kjo, kuptohet qartë se xhinët nuk e njohin të fshehtën.

Vdekja në këmbë e Sulejmanit (a.s.), i cili ka zotëruar një sundim dhe pasuri të paparë, është një ngjarje shumë mësimdhënëse dhe domethënëse. Në fakt, të gjitha fjalët e profetëve, jeta dhe historitë e tyre, janë mësimdhënëse për të gjithë popujt që kanë ardhur pas tyre.

 

Share.

Leave A Reply