Profeti r, lidhur me të riun që i bindet Allahut dhe edukohet me moral Islam, ka thënë se Ditën e Kiametit, ai do të gjen-det nën hijen e Arshit.7 Allahu i Madhëruar i do njerëz të tillë. Ndërsa Resulullahu a.s, ka thënë:

“Allahu i Madhëruar e do të riun që kalon rininë e vet me bindje ndaj Tij.” (Sujuti, el-Xhamius-Sagir, I, 65/1867)

Edhe Profeti a.s, kishte një respekt të veçantë për këta të rinj. Ai u jepte mundësi që të edukoheshin dhe u hapte rrugën që të zhvilloheshin materialisht dhe shpirtërisht.

Le ta dëgjojmë të birin e Omerit, Abdullahun:

“Ishim në një ekspeditë ushtarake me Resulullahun a.s. Unë isha mbi një deve të re të babait tim, Omerit, të cilën po arrija ta komandoja si duhet dhe dilja herë pas here në krye të karvanit. Babai, i mërzitur nga kjo situatë, vinte e merrte devenë, e tërhiqte mbrapa dhe më thoshte:

«Kontrollo devenë! Mos dil para të Dërguarit të Allahut!»

Pasi e vuri re këtë, Resulullahu a.s, iu drejtua babait duke e pyetur:

«A ma shet mua devenë, o Omer?»

«Qoftë e juaja, o i Dërguari i Allahut!» – i tha dhe ia shiti Profetit. Ndërkohë Profeti a.s, u drejtua nga unë dhe më tha:

«Abdullah, tashmë deveja është e jotja, përdore si të duash!» (Buhari, Buju’, 47; Hibe, 25/2.)

Ndonjëherë, Resulullahu a.s, e kapte për dore ndonjë të ri që pëlqente dhe, me gjithë sinqeritetin e tij e këshillonte. Një ditë, kapi për dore Muadhin  dhe i tha:

“O Muadh! Vallahi, unë të dua shumë ty!”

Muadhi , i tha:

“Të qofshin falë nëna dhe babai im, o i Dërguari i Allahut! Edhe unë të dua shumë ty!”

Më pas, i Dërguari i Allahut a.s, i tha:

“O Muadh! Të këshilloj që të mos e lësh asnjëherë pa e bërë këtë lutje në fund të namazit: «Allahu im! Ndihmomë të të përmend Ty, të jem mirënjohës ndaj Teje dhe të të adhuroj siç duhet!” (Ahmed, V, 244 – 245; Ebu Davud, Vitir, 26; Nesai, Sehv, 60; Tirmidhi, Zuhd, 30.)

Share.

Comments are closed.