Ebu Hurejre (r.a.), transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s.), ka thënë:

“Allahu i Madhëruar urdhëron: «Xheneti, është shpërblimi për robin Tim besimtar, kur ia marr një mik të dashur në këtë botë dhe ai bën durim duke pritur shpërblim për këtë!»”

(Buhari, Rikak, 6.)

Shpjegime

Ky Hadith, , është prej atyre haditheve kudsi, të cilët kuptimin e kanë prej Allahut, ndërsa fjalët prej të Dërguarit të Tij (a.s.). Siç shihet, Profeti ynë (a.s.), ia atribuon këto fjalë Allahut të Madhëruar. Padyshim se përgëzimi nga ana e Allahut, në aspektin e ngushëllimit dhe të këshillës për durim të një myslimani, të cilit i ka humbur një mik i dashur, është shumë më ndikues se fjalët e njerëzve. Profeti ynë i dashur (a.s.), bën të ditur se në këmbim të durimit dhe dorëzimit ndaj caktimit hyjnor, në rast të një humbjeje të rëndësishme dhe të pakthyeshme, siç është vdekja, do të fitohet Xheneti. Me anë të kësaj, ai ka synuar t’i ngushëllojë dhe t’i edukojë myslimanët në të njëjtën kohë. Në këtë Hadith, na tërheqin vëmendjen dy pika:

E para: Vdekja realizohet me vullnetin dhe urdhrin e Allahut të Madhëruar. Këtë ka për qëllim të tregojë edhe shprehja: “Kur ia marr një mik të dashur në këtë botë”. Prandaj, nuk duhet harruar kurrë se, Allahu është Ai që edhe jep, edhe merr. Për rrjedhojë, për këtë nuk duhet fajësuar askush. Mbajtja mend e kësaj të vërtete, është një ngushëllim më vete.

E dyta: Besimtari që shfaq durimin dhe pjekurinë e duhur në rast të një humbjeje të tillë, duke e pritur shpërblimin e kësaj prej Allahut, nuk do të zhgënjehet prej kësaj pritshmërie dhe do të fitojë Xhenetin. Ky përgëzim i madh, nga një anë tregon se myslimani që humbet një mik të dashur, i nënshtrohet një sprove të madhe, ndërsa nga ana tjetër, bëhet e ditur se, nëse ai nuk bën kujdes, mund të pësojë humbje edhe më të mëdha se ajo e mikut, p.sh., (Allahu na ruajt!) mund të bjerë edhe në mohim të Zotit.

Ja pra, i Dërguari i Allahut (a.s.), me anë të këtij përgëzimi hyjnor na sqaron këto dy të vërteta të mëdha në përputhje me temën.

Këtu duhet të theksojmë se, hadithet kudsi, të cilët nuk kanë asnjë ndryshim nga hadithet e tjerë në aspektin e vlerësimit, kanë dy cilësi:

Siç shihet, i Dërguari i Allahut (a.s.), e transmeton  Hadithin duke thënë: “Allahu i Madhëruar urdhëron”. Kjo formë transmetimi, përbën një cilësi. Përveç kësaj, pothuajse në të gjithë hadithet kudsi flitet në mënyrë të veçantë për manifestimet e cilësive të Allahut dhe administrimin e Tij.

Mësimet që nxjerrim prej Hadithit:

  1. Humbja e një miku, është një prej fatkeqësive më të mëdha për njeriun.
  2. Durimi në fatkeqësi të mëdha, ka po ashtu edhe shpërblim të madh.
  3. Pritja e shpërblimit nga Allahu për durimin ndaj fatkeqësive dhe vështirësive që përjetohen, është i vetmi qëndrim që pritet të mbajë një mysliman.
  4. Besimi është kusht që njeriu të marrë shpërblim nga Allahu për punët që bën. Prandaj edhe nëse një mohues bën punë të mira, për shkak se nuk beson, ai nuk mund të marrë asnjë shpërblim nga Allahu.
Share.

Leave A Reply