Ngrënia ose pirja në rast harrese *,

– Gëlltitja e një grimce ushqimi të mbetur ndër dhëmbë, në qoftë se ajo është më e vogël sesa një kokërr qiqre.

– Kapërdimi i pështymës.

–  Kapërdimi së bashku me pështymën e lagështirës së ujit të mbetur në gojë pas larjes së dhëmbëve.

–  Kalimi pa dashje i pluhurit ose tymit nga hunda ose goja.

–  Hyrja e ujit në vesh.

–  Gjendja e xhunubllëkut kur ejakulimi ka ndodhur në gjumë.

–  Bërja banjë.

–  Hedhja e ilaçit në sy.

–  Nuhatja e luleve të ndryshme si trëndafili etj., dhe gjithashtu nuhatja e esencave të ndryshme.

–  Heqja e dhëmbit. **,

–  Vjellja pa e provokuar atë vetë.

–  Kapërdimi e të vjellit që të ka mbushur gojën.

–  Shijimi i ushqimit, por pa e kaluar atë. ***,

–  Përdorimi i furçës pa kolinoz.

–  Dhurimi i gjakut.

Shënim:

* Ai që në mënyrë të pavetëdijshme, duke harruar se është agjërueshëm, ha ose pi diçka dhe pastaj kujtohet, duhet menjëherë t’i ndërpresë ato. Shpëlan gojën dhe vazhdon agjërimin. Nëse ai vazhdon të hajë ose të pijë, edhe pasi kujtohet për agjërimin e tij, atëherë agjërimi prishet dhe duhet bërë kaza.

** Ilaçi spruc që përdoret gjatë heqjes së dhëmbit nuk e prish agjërimin, ndërsa gjilpëra me morfinë e prish atë.

*** Të provosh shijen e ushqimit, pa e ngrënë atë, është mekruh.

Profeti ynë (a.s.) i dashur thotë:

“Ai që në mënyrë të pavetëdijshme ha ose pi diçka, ta vazhdojë agjërimin e tij. Sepse Allahu ( xh.sh.) ka dashur ta qerasë atë me ushqim dhe pije.” (Buhari, Savm, 26)

Share.

Leave A Reply