Allahu i Madhëruar, në Kuranin Fisnik urdhëron se, Ai do ta plotësojë Dritën e Vet edhe nëse mohuesit nuk duan.[1] “Drita e Allahut”, është sheriati/ligji hyjnor që Allahu i Madhëruar ka zgjedhur për robërit e Tij, ua ka bërë atyre detyrim dhe ia ka shpallur Profetit tonë (a.s.).
Allahu i Madhëruar urdhëron: “Sigurisht, Ne e kemi shpallur Dhikrin (Kur’anin) dhe, sigurisht, Ne do ta ruajmë atë!” (Hixhr, 9.) Me fjalën “dhikër” që përdoret në këtë ajet, mund të kuptohet Libri dhe Suneti. Nëse kuptimin e fjalës “dhikër” do ta shpjegonim me Kuranin, kjo nuk nënkupton se përveç Kuranit asgjë tjetër nuk është e mbrojtur dhe se vendimi i mbrojtjes përfshin vetëm Kuranin. Kjo, sepse Allahu i Madhëruar ka njoftuar në Kuran se do të mbrojë edhe gjëra të tjera, si për shembull Profetin nga e keqja e njerëzve. Po ashtu, Ai thotë se do të mbrojë edhe Arshin, qiejt dhe tokën nga shkatërrimi deri në Ditën e Kijametit.
(Ne mendojmë se) Mbrojtja e Kuranit përfshin edhe mbrojtjen e Sunetit, sepse ai është shpjeguesi i Kuranit dhe roja i tij i besueshëm, i cili parandalon ndjekjen e interpretimeve arbitrare. Prandaj, mbrojtja e Sunetit, është një nga masat e duhura për mbrojtjen e Kuranit. Për rrjedhojë, ruajtja e Kuranit, do të thotë edhe ruajtje e Sunetit.
Me sa kuptohet, ruajtja e Sunetit i është lënë Ummetit, dijetarëve të tij.Ummet. Pra, dallimi është vetëm në mënyrën e mbrojtjes së Kuranit dhe Sunetit. Dhe kjo është një e vërtetë që del në pah në sajë të punës shkencore përtej çdolloj vlerësimi që kanë zhvilluar dijetarët e shkencave të Hadithit në çdo degë të tij.
I gjithë Suneti është mbrojtur prej Ummetit. Nëse i analizojmë individët një nga një, padyshim se do të shihet që ata nuk mund ta kenë mbajtur gjallë të gjithë Sunetin. E megjithatë, nëse e analizojmë të gjithë Ummetin, do të kuptohet qartë se prej Sunetit nuk ka humbur asgjë. Njësoj si një gjuhë, të cilën edhe pse një profesor gjuhe nuk mund ta dijë të gjithën, është shumë normale që populli që e flet atë gjuhë të dijë të gjitha fjalët e saj. Kur sundimtari i kohës i propozoi Imam Malikut që ta shpallnin librin e tij “Muvatta-n”, si libri i vetëm i Hadithit, imami kolos e kundërshtoi duke i thënë: “Atë që mund të mos e kemi mësuar ne, mund ta ketë mësuar dikush tjetër”. Në këtë mënyrë, ai i ka kujtuar se Suneti duhet menduar brenda kuadrit të të gjithë Ummetit. Pra, edhe pse si individë kanë pasur dije të kufizuara, të gjithë dijetarët të marrë së bashku, kanë arritur të mbajnë gjallë të gjithë Sunetin. Dhe kjo dëshmon qartë ruajtjen e Sunetit.
[1] -shih. Teube, 32.