Rrizku dhe Exheli - Mirësia Islame

Rrizku dhe Exheli

RRIZKU Rrizk quhet çdo gjë me të cilën ushqehen apo kanë dobi krijesat. Allahu është Ai që ua jep të gjitha krijesave rrizkun. Allahu ka thënë: “S’ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos i ketë mjetet e jetesës prej…


Publikuar:

RRIZKU

Rrizk quhet çdo gjë me të cilën ushqehen apo kanë dobi krijesat. Allahu është Ai që ua jep të gjitha krijesave rrizkun. Allahu ka thënë:

“S’ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos i ketë mjetet e jetesës prej Tij.” (Hud, 6.)

Allahu e ka caktuar rrizkun e çdo krijese. Vetëm se i takon njeriut të kër­kojë dhe ta gjejë rrizkun e tij. Detyra e njeriut është ta fitojë me rrugë hallall rrizkun e tij dhe në përputhje me urdhrat e Allahut. Allahu ia jep njeriut rrizkun si ta kërkojë ai. Ai që e përdor keq vullnetin e tij, teksa fiton rrizkun e tij dhe ushqehet me haram, ka për t’u dënuar për këtë arsye.

EXHELI

Allahu, i cili e ka krijuar njeriun nga hiçi, ka caktuar edhe moshën që ai duhet të jetojë. Jeta është një periudhë kohore e kufizuar, që fillon nga lindja e njeriut dhe vazhdon deri në vdekjen e tij. Exhel quhet momenti kur merr fund jeta e kësaj bote.

Allahu ka caktuar se sa do të jetojë secili njeri, kur, ku dhe si do të vdesë. Cilado qoftë arsyeja e vdekjes, exheli është një dhe nuk ndryshon. Kur vjen exheli, pra koha e përcaktuar për të vdekur, njeriu ndahet nga kjo jetë. Allahu na mëson kështu në Kuran, në lidhje me faktin se exheli nuk ndryshon:

“…kur atyre u vjen afati, ata nuk mund ta shtyjnë atë e as ta shpej­tojnë, qoftë edhe për një çast.” (Nahl, 61)

Detyrat që bien mbi ne janë të mbrojmë shëndetin, të distancohemi nga gjërat që rrezikojnë jetën tonë, të mos kalojmë kot kohën e kësaj bote, që është shumë e kufizuar për ne, të punojmë për këtë jetë sikur nuk do të vdesim kurrë dhe të punojmë për jetën tjetër sikur do të vdesim nesër.

Meqë njeriu nuk e di se kur i përfundon jeta dhe kur do t’i vijë exheli, ai duhet t’i kryejë detyrat e tij në kohë dhe të mos i shtyjë ato për një kohë më të largët.

 

Copyright © 2025 - Shoqata V.H.K Istanbul | Ndalohet përdorimi dhe riprodhimi i përmbajtjes së kësaj faqeje pa leje dhe autorizim