Magjia ishte një dukuri e përhapur mes hebrenjve. Për rrjedhojë, ata besonin se Sulejmani (a.s.), ishte magjistar i madh, se pushtetin e kishte fituar me magji dhe se kafshët dhe xhinët i sundonte me anë të magjisë. Kur Profetit tonë (a.s.), iu zbrit Kurani, aty shprehej se Sulejmani (a.s.), ishte profet. Për këtë arsye, hebrenjtë thanë: “Muhamedi pandeh se Sulejmani është profet. Por ai ka qenë një magjistar!” Pas këtyre pretendimeve të tyre, zbriti ajeti i mëposhtëm:

“Ata shkuan pas shpifjeve që bënin shejtanët kundër mbretërisë së Sulejmanit. E Sulejmani nuk ishte mohues, por djajtë ishin mohues. Ata u mësonin njerëzve magjinë dhe dijeninë që u ishte dërguar dy melekëve në Babiloni – Harutit e Marutit. Këta melekë nuk i mësonin ndokujt magji, pa i thënë: «Ne jemi dërguar për t’ju vënë në provë, andaj ti mos u bëj mohues (duke mësuar apo ushtruar magjinë)!” Dhe njerëzit mësuan nga këta të dy se si t’i ndajnë bashkëshortët. Por magjistarët nuk mund t’i bëjnë dëm askujt pa lejen e Allahut. E megjithatë, njerëzit mësojnë ato gjëra që i dëmtojnë e nuk u bëjnë dobi. Në të vërtetë, ata e dinin se ai që e përvetësonte këtë mjeshtëri, nuk do të kishte kurrfarë të mire në jetën tjetër. Eh, sa e keqe është ajo për të cilën shitën shpirtrat e veta! Ah, sikur ta dinin ata!” (Bekare, 102)

Komentuesi i Kuranit, Fahredini Razi, shkakun e zbritjes në tokë të melekëve Harut dhe Marut, e shpjegon kështu:

Pa dyshim se, në atë kohë, magjistarët ishin shtuar mjaft. Ata shpikën gjëra të reja në fushën e magjisë. Gjëra, të cilat nuk njiheshin më parë, dhe pretenduan se ishin profetë, duke i sfiduar të gjithë njerëzit. Prandaj, me qëllim që njerëzit t’i njihnin këta profetë të rremë e t’u kundërviheshin atyre, Allahu dërgoi në tokë këta dy melekë për t’ua mësuar njerëzve magjinë. Pa dyshim se, Allahu di thelbin e çdo çështjeje.

 

Share.

Leave A Reply