Profeti i parë është Ademi (a.s.), kurse profeti i fundit, Muhamedi (a.s.). Mes këtyre të dyve kanë ardhur edhe shumë profetë të tjerë. Emrat e njëzet e pesëve prej tyre përmenden në Kuran, por numri i tyre është më i madh. Myslimanët u besojnë profetëve që përmenden me emra në Kuran, si dhe të gjithë profetëve të tjerë, numrin e të cilëve e di vetëm Allahu.
Profetët, emrat e të cilëve përmenden në Kuran janë:
1- Adem, 2- Idris, 3- Nuh, 4- Hud, 5- Salih, 6- Lut, 7- Ibrahim, 8- Ismail, 9- Is’hak, 10- Jakub, 11- Jusuf, 12- Shuajb, 13- Harun, 14- Musa, 15- Davud, 16- Sulejman, 17- Ejub, 18- Dhulkifl, 19- Junus, 20- Iljas, 21- Eljasa, 22- Zekerija, 23-Jahja, 24-Isa, 25- Muhamed.
BAZAT E PËRBASHKËTAQË KUMTUAN PROFETËT
Feja që i shpalli Allahu çdo profeti (a.s.), ka qenë feja e vërtetë, e cila ka disa parime që nuk ndryshojnë, dhe që janë të përhershme. Ato janë:
1– Bazat e besimit,
2– Ibadetet,
3– Ligjet morale.
Disa urdhra fetarë dhe forma adhurimesh kanë ndryshuar me kalimin e kohës, duke u përshtatur me nevojat dhe gjendjet e njerëzve, por formën e përkryer dhe të fundit të tyre e kanë marrë me ardhjen e Profetit të fundit, Muhamed (a.s.).