Ky është një popull i shtuar nga Themudi, i ardhur nga brezi i Samit, të birit të Nuhut. Themudi dhe njerëzit që ishin bashkë me të, u vendosën në zonën Hixhr mes Damaskut dhe Hixhazit. Më vonë, janë larguar prej aty dhe janë vendosur në ish vendbanimin e popullit të Adit. Themudi u shtua aq shumë, sa u bë një fis më vete. Më vonë u bënë popull. Ky popull, ndryshe njihet edhe me emrin Adi i Dytë.

Mirësitë që i ishin dhënë popullit të Adit, iu dhanë edhe popullit të Themudit. Mirëpo, edhe këta, ashtu si populli i Adit ranë në indiferentizëm dhe devijuan. Ata nuk morën mësim prej popullit të Adit që ishte para tyre. Ata nuk e konsideronin si ndëshkim hyjnor atë që i ngjau popullit të Adit dhe në mënyrë indiferente, thoshin:

“Populli i Adit u shkatërrua sepse i ndërtonin shtëpitë mbi rërë dhe nuk i bënin të forta. Kurse ne, shtëpitë tona i kemi ngritur mbi shkëmbinj. Furtunat s’mund të na sjellin ndonjë dëm!..”

Po ashtu, edhe populli i Themudit ishin njerëz të fuqishëm dhe kishin civilizim të zhvilluar ashtu si populli i Adit. Aftësia e tyre më e spikatur, ishte gdhendja e shkëmbinjve dhe ndërtimi i shtëpive dhe pallateve mbi to. Ata i shponin dhe u jepnin forma maleve të mëdhenj. Ndërsa gurët, merrnin forma të ndryshme në duart e ustallarëve.

Prijësi i popullit të Themudit, ishte një njeri i quajtur Xhenda. Populli i Themudit u këshillua dhe kërkoi nga prijësi Xhenda, që ai t’u bënte një idhull me cilësi të tilla, që të mos gjendej në asnjë popull tjetër. Xhenda e pranoi me kënaqësi këtë kërkesë. Për këtë arsye, u ngjitën në mal dhe gdhendën një shkëmb të madh. E bënë me sy, me gjoksin si të demit, me këmbë si të kuajve dhe e veshën me ar e argjend. E mbushën dhe e zbukuruan me xhevahire dhe ranë poshtë duke e vënë ballin në tokë në shenjë nderimi e përuljeje para tij!

Pas këtij idhulli, themudasit ndërtuan një tempull për idhujt e tyre. Ata sajuan edhe idhuj të tjerë, që i quajtën Vedd, Xhedd, Hed, Shems, Menaf, Menat, Lat. Dhe, më pas nisën t’i adhurojnë.

Salihu, jetonte bashkë me popullin e tij. Ai merrej me tregti dhe e siguronte jetesën me punën e duarve të veta. Populli e donte shumë atë, për shkak se ai ishte njeri i drejtë, i mirë dhe i mençur. Ata prisnin shumë gjëra prej tij në të ardhmen. Madje ata deshën ta bënin edhe kryetar. Mirëpo, Allahu i Madhëruar, i dha Salihut detyrën e profetit

Share.

Leave A Reply