Hz. Aisheja (r.anha) thotë:

E pyeta Profetin: “A ndodhi ndonjë ditë kur ta ndieje veten më keq se ditën e luftës së Uhudit, o i Dërguari i Allahut?”

Dhe ai m’u përgjegj kështu:

“Po, nga fisi yt kam parë shumë të këqija. Më e keqja e atyre të këqijave është ajo që më bënë Ditën e Akabes! Veç kësaj, i pata kërkuar Ibni Abdijalilit, të birit të taifasit Abdulkulal, që të strehohesha tek ai, por nuk pati pranuar. (Përkundrazi, duke nxitur njerëz të ulët për të më goditur me gurë, qe bërë shkak të gjakosesha e të hiqja shumë mundime.) Dhe unë qeshë kthyer duke ecur tejet i dëshpëruar pa ardhur në vete gjersa arrita në vendin e quajtur Karnu’th-Thealib. Atje, kur e ngrita kokën e pashë nga qielli, vura re se një re po më bënte hije. Dhe kur e vështrova me vëmendje, e dallova Xhebrailin (a.s.) mes resë. Ai më bëri zë kështu:

“ Allahu e dëgjoi se ç’të tha fisi dhe se si kundërshtoi të të mbronte dhe të ka dërguar Engjëllin e Maleve që të bëjë ç’të dëshirosh ti!”

Pastaj engjëlli i maleve më bëri zë, më përshëndeti e më tha:

“O Muhammed!Zoti e dëgjoi se ç’të tha fisi yt. Unë jam Engjëlli i maleve. Allahu i Lartë më dërgoi tek ti që të bëj ç’të dëshirosh ti. Ç’dëshiron që të bëj? Po deshe, po ua hedh këto dy male atyre mu në kokë!”

Atëherë, unë iu përgjigja kështu:

“Jo, unë dua nga Allahu vetëm që nga fisi i tyree të sjellë një brez që ta adhurojë vetëm Allahun, të mos i bëjë askënd ortak atij…” (Buhari, Bedu’l-Halk, 7; Muslim, Xhihad, 111)

Udhëtimi për në Taif përmban shumë mësime:

  1. Së pari, tregon se kumtimi është shumë i rëndësishëm. Profeti nuk e ndërpreu kumtimin edhe pse ishte viti i hidhërimeve, por e vazhdoi atë me durim dhe qëndresë.
  2. Megjithëse taifasit e gjuajtën me gurë, i Dërguari i Allahut (s.a.s.) nuk i mallkoi. Ky gjest, ndërsa tregonmëshirën e të Dërguarit të Allahut, shënon edhe faktin se është e domosdoshme që kumtuesi të jetë i mëshirshëm.
  3. Kumtuesi duhet t’i shohë gabimet te vetja, duhet të bëjë lutje për udhëzimin e njerëzve dhe nuk duhet të bjerë në pesimizëm. Në rastin e ndonjë gabimi, i Dërguari i Allahut (s.a.s.) shprehej sikur po e merrte vetë përsipër gabimin:

“Ç’po ndodh me mua që po ju shoh kështu?”254 Edhe Hz. Sulejmani (a.s.) kur e pati parë se zogu lajmëtar nuk ndodhej në mbledhje, qe shprehur me të njëjtën mënyrë e me të njëjtin stil:

 “… Ç’po ndodh me mua që nuk po e shoh Zogun Lajmëtar (mes jush)?..” (en-Neml, 20)

  1. Besimi i shprehur nga Addasi pas udhëtimit në Taif, është shumë i rëndësishëm, sepse me këtë ngjarje, i Dërguari i Allahut (s.a.s.) pati gjetur ngushëllim në çastin më të shqetësuar. Dhe kjo ngjarje tregon se po të ndodhemi në çaste të vështira, besimi edhe i një njeriu të vetëm, madje, duhet të na ngushëllojë.
  2. Kumtuesi duhet të jetë shembull në sjelljen dhe qëndrimin e vet ose, e shprehur ndryshe, kumtuesi duhet të japë shembullin vetiak!
  3. Personi që bën kumtimin e Islamit, duhet ta dijë se si të komunikojë me njerëzit, të jetë i kulturuar; ashtu si në rastin e Profetit me Addasin, duhet ta dijë mirë se ku e si duhet të flasë, kujt dhe si duhet t’i drejtohet!
Share.

Comments are closed.