Me urdhrin e Allahut, Daudi (a.s.), filloi ndërtimin i Bejt-i Makdisit (shtëpisë së shenjtë), por jeta nuk i mjaftoi ta përfundonte. Pas tij, Sulejmani (a.s.), mblodhi xhinët dhe së bashku me ta vazhdoi ndërtimin e Bejt-i Makdisit. Ndërsa përreth saj, ndërtoi edhe një qytet me dymbëdhjetë lagje.

Ky tempull, që në fillim quhej Bejt-i Makdis, më pas u quajt Mesxhidi Aksa, e cila është edhe njëra prej tre mesxhideve të mëdha, të cilat në historinë dhe kulturën Islame pranohen si vendet më të shenjta. I pari i këtyre vendeve, është Mesxhidi Haram (Qabeja), i dyti është Mesxhidi Nebevi (Xhamia e Profetit (a.s.), në Medine) dhe i treti, është Mesxhidi Aksa.

Në Bejt-i Makdis, ndodhej edhe arka e shenjtë, ku ruheshin amanetet e shenjta që prej kohës së Musait (a.s.) dhe pllakat e Teuratit. Mirëpo, në kohën kur në Kuds (Jeruzalem) hyri sunduesi i Babilonisë, Buhtunnasri, qyteti u shkatërrua dhe u dogj. Ndërsa thesaret e Bejt-i Makdisit, u morën dhe u çuan në Babiloni. Pas kësaj, Bejt-i Makdisi qëndroi si gërmadhë për shumë e shumë vite, derisa e riparuan bizantinët në vitin 123. p.e.r. Më pas, është meremetuar edhe nga Kejhusrevi. Ndërsa Uelidi, kalifi i gjashtë Emevit, e rindërtoi Mesxhidi Aksën, duke e sjellë në gjendjen që është sot.

Për shkak të rëndësisë që kishte, deri në muajin e gjashtëmbëdhjetë të hixhretit, myslimanët faleshin duke u orientuar kah Mesxhdi Aksa. Gjithashtu, Mesxhidi Aksa është pika e fundit e ngjarjes së “Isra”së dhe pika e fillimit të ngjarjes së “Miraxhit” Profetik.

Sipas një transmetimi të Ebu Said el-Hudri (r.a.), Profeti ynë (a.s.), ka thënë:

“Vizitat bëhen në tre mesxhidë: Mesxhid-i Haram, Mesxhid-i Rasulilah dhe Mesxhid-i Aksa”. (Buhari, Fedailu’s-Salat, 6; Muslim, Haxhxh, 288/827.)

Ndërsa në një hadith tjetër, Profeti ynë (a.s.), ka thënë:

“Në kohën kur Sulejmani (a.s.), ndërtoi Bejt-i Makdisin, kërkoi prej Allahut t’i jepte tre privilegje:

  1. Gjykim në përputhje me ligjet hyjnore, gjë e cila iu dha.
  2. Sundim që nuk do t’i jepet askujt pas tij. Edhe kjo iu dha.
  3. Ata që do të vinin vetëm për të falur namaz në këtë Mesxhd, të dilnin prej tij me gjynahe të falura si të kishin lindur prej nënës. Edhe kjo dua iu pranua.” (Nesai, Mesaxhid, 6; Ibn-i Maxhe, Ikametu’s-Salat, 196/1408.)

 

Share.

Leave A Reply