Çdo besimtar i mirë, bart detyrën e urdhërimit në të mirë dhe të pengimit nga e keqja. Si rezultat i zgjerimit të mundësive dhe shtimit të mjeteve të komunikimit në kohën tonë, përgjegjësia e kësaj detyre, tashmë peshon edhe më shumë mbi ne.

Përfshi ata që jetojnë në anë të ndryshme të botës pa e njohur fare ekzistencën e Islamit, shumë njerëz, disa prej të cilëve edhe pse ndodhen pranë nesh, i kemi neglizhuar në aspektin e thirrjes në rrugë të drejtë, ditën e gjykimit do të na kapin për fyti dhe do të na kërkojnë llogari për këtë. Lidhur me këtë çështje, ky transmetimi i Ebu Hurejres (r.a.), është përkufizimi më i plotë i misionit tonë në realizimin e kësaj faqeje interneti, e cila është e arritshme nga çdokush anekënd botës:

Ebu Hurejre (r.a.), tregon:

“Dëgjonim (që ndër sahabë thuhej):

Ditën e kijametit, dikush do të kapet për fyti nga një njeri që ai nuk e njeh fare. E ai, i habitur, thotë:

«Çfarë do prej meje në këtë kohë dhe në këtë çast kaq të vështirë? Unë nuk të njoh fare!» Ai që e ka kapur për fyti, i thotë:

«Kur ishim në jetën e mëparshme, më shihje në punë të këqija dhe nuk më qortove, nuk më ndalove nga e keqja.»” (Rudani, Xhemul-Feuaid, V, 384.)

Për rrjedhojë, edhe misioni ynë si Mirësia Islame; është që brenda kuadrit të një strukture institucionale, të këshillojmë të mirën dhe të pengojmë nga e keqja në platformën e internetit, që është një nga mediumet më efektive të kohës sonë.

Në realizimin e kësaj detyre dhe përmbushjen e përgjegjësive të lidhura me të, kriteri ynë i vetëm, është mbështetja në Kuranin Fisnik, Sunnetin autentik të Profetit dhe mendimet e dijetarëve Islam.

Kjo, sepse ne besojmë që për t’u përfshirë në lëvdatën hyjnore, “si populli më i mirë i ardhur për njerëzimin”, duhet patjetër të jetojmë dhe këshillojmë të mirën e të virtytshmen dhe të pengojmë nga e keqja duke u përpjekur të qëndrojmë larg saj, ashtu siç ka vepruar Profeti ynë (a.s.).

Dhe, për të arritur këtë, ne e konsiderojmë të detyrueshme bartjen e vetëdijes së shërbimit në rrugën e Allahut, sepse mendojmë dhe besojmë që, pa vetëdijen dhe pasionin e shërbimit, nuk mund të realizohet as këshillimi i të mirës dhe të virtytshmes…

Share.

Comments are closed.