- Rëndësia e durimit dhe qëndresës në kumtimin e ligjeve hyjnore tek njerëzit.
- Rëndësia e përkujtimit të Allahut në çdo situatë dhe kërkimi i faljes pasi e ke kuptuar gabimin.
- Pranimi i pendesës së bërë me sinqeritet dhe nevoja për t’u strehuar tek Allahu pa e prerë shpresën prej Tij.
- Pranimi i pendesës së bërë pasi e kupton se po të vjen vdekja, ishte një përjashtim vetëm për popullin e Junusit (a.s.).
Në fakt, kur populli i Junusit (a.s.), u pendua, ndëshkimi hyjnor ende nuk kishte ardhur. Atyre u ishin shfaqur vetëm shenjat që e paralajmëronin atë. Atëherë, njerëzit, duke menduar se Junusi (a.s.), nuk gënjente kurrë, e kishin kuptuar se ndëshkimi kishte për të ardhur patjetër dhe ishin penduar menjëherë. Kurse gjendja e popujve të tjerë të ndëshkuar e të shkatërruar, nuk ishte e tillë. Për shembull, pendesa dhe besimi i faraonit, ndodhi pas fillimit të ndëshkimit. Dhe, për shkak se në këtë gjendje luan rol psikologjia e frikës, pendimi dhe besimi i tij nuk u pranuan.
O Zot! Bëje përmendjen Tënde të vazhdueshme në zemrat tona dhe na e bëj të mundur që të drejtohemi dhe të strehohemi vetëm tek Ti, si në kohë të vështira, ashtu edhe në kohë të mira!