Melekët gjenden kudo, në tokë, në qiell dhe në çdo vend. Numrin e tyre e di vetëm Allahu. Secili prej tyre ka një detyrë të caktuar nga Allahu.

Disa merren me adhurimin e vazhdueshëm të Allahut, kurse të tjerë janë të ngarkuar me sigurimin e rregullit të gjithësisë. Melekët mund të kryejnë punë, që njeriu nuk mund t’i kryejë dot. Ka melekë që e këshillojnë njeriun për punë të mira, e mbrojnë atë nga të këqijat apo e ndihmojnë atë kur ba­llafaqohet me vështirësi. Allahu tregon fuqinë e Tij të pakufishme me anë të melekëve.

Melekët e mëdhenj dhe detyrat e tyre

1) Xhebraili: Është meleku më i rëndësishëm. Detyra e tij ishte ndërmje­tësimi mes Allahut dhe profetëve, komunikimi i librave të Zotit te ata. Meleku Xhebrail i ka sjellë Profetit tonë (a.s.), Kuranin prej Allahut.

2) Mikaili: Ka për detyrë të drejtojë dukuritë natyrore (rënien e shiut, fryrjen e erës, mbirjen e të mbjellave etj.)

3) Israfili: Ka për detyrë të ndjekë ngjarjen e Kiametit dhe ringjalljen e njerëzve pas vdekjes.

4) Azraili: Ka për detyrë të marrë shpirtrat e njerëzve, që u ka ardhur fundi në këtë jetë.

Disa prej melekëve të tjerë, përveç këtyre katër melekëve:

Kiramen Katibin (Melekët shkrues) : Janë dy melekë, që rrinë njëri në të djathtë dhe tjetri në të majtë të njeriut. Meleku në të djathtë regjistron punët e mira të njeriut, ndërsa meleku në të majtë regjistron punët e këqija. Kështu, çdo njeri ka një regjistër të veprimeve dhe sjelljeve ku regjistrohen të mirat dhe të këqijat që ka vepruar.

Munkeri dhe Nekiri: Janë dy melekë të ngarkuar me detyrën e marrjes në pyetje në varr të njeriut të sapo vdekur.

Ridvani: Kryetari i melekëve të xhenetit.

Maliku: Kryetari i melekëve të xhehenemit.

Share.

Comments are closed.