Pejgamberi ynë i Nderuar (s.a.v.s), i cili e kaloi të gjithë jetën e tij me dashuri dhe mall ndaj Allahut Teala, edhe çastin e takimit me Zotin e priti me entusiazmin e natës së dasmës. Aishja, nëna jonë tregon:

“Kur i dërguari i Allahut po jetonte çastet e fundit, e kishte kokën të mbështetur te kraharori im. Unë kërkoja shërim për të duke thënë: O Zoti i njerëzve! Vetëm ti e shëron sëmundjen! Ti je shërues i vërtetë dhe ai që jep shërim! Ndërsa Pejgamberi, i Nderuari ynë vazhdonte lutjen duke thënë:

-Jo! O Allahu im më bashko me Refiku’l-A’la (me Mikun më të Lartë). O Allahu im! Më fal mua! Më fal mëshirën tënde! Më bashko me Refiku’l-A’la.” (Ahmed, VI, 108, 231)

Në një transmetim tjetër Aishja nëna jonë e tregon kështu vazh­dimin e ngjarjes:

“Në ditët kur ishte shëndosh, Hazreti Pejgamber (s.a.v.s) thoshte shpesh herë:

Asnjë Pejgamberi nuk i merret shpirti pa e parë vendin e tij në xhennet! Pastaj lihet i lirë ndërmjet qëndrimit në këtë botë dhe shkuar­jes në vendin e tij në xhennet! Kur u sëmur dhe kur iu afrua vdekja, kokën e kishte mbi gjurin tim dhe i ra të fikët. Kur erdhi në vete, i ktheu sytë nga tavani i shtëpisë dhe tha:

O Allahu im! Refiku’l-A’la!

Atëherë unë thashë:

I Dërguari i Allahut nuk na zgjodhi ne! E kuptova se lutja e të Nderuarit tonë ishte një shenjë e lajmit që do t’i ndodhte, gjë që na e thoshte ne kur ishte shëndosh!” (Buhari, Megazi, 84; Ahmed, VI, 89)

Share.

Leave A Reply