Agjërimet ndahen në katër grupe:

  1. FARZ

– Agjërimi i Ramazanit.

– Agjërimi kaza i Ramazanit.

– Agjërimi i kefaretit të Ramazanit.

  1. VAXHIB

– Agjërimi i zotimit.

– Agjërimi kaza i agjërimit nafile.

  1. SUNET

– Profeti ynë i dashur agjëronte jo vetëm në muajin e Ramazanit. Këto agjërime përtej Ramazanit janë:

– Agjërimi i ditës së nëntë dhe të dhjetë të muajit Muharrem. Agjërimi i gjashtë ditëve të muajit Sheval pas muajit Ramazan. Agjërimi i ditëve të hënë e të enjte.

– Agjërimi i ditëve 13, 14, 15 të muajve sipas kalendarit hënor.

– Agjërimi i një dite po dhe një dite jo. Sigurisht, kjo vlen për të gjithë muajt, përveç Ramazanit, dhe quhet agjërimi i Davudit (a.s.).

  1. Agjërimet Mekruh

Agjërimet që për arsye të ndryshme konsiderohen mekruh janë dy llojesh:

  1. Agjërimet tahrimen mekruh

– Agjërimi i ditës së parë të Bajramit të Ramazanit.

– Agjërimi i të gjitha ditëve të Kurban Bajramit.

  1. Agjërimet tenzihen mekruh

– Agjërimi vetëm i ditës së ashures (dita e dhjetë e muajit Muharrem).

– Agjërimi vetëm i ditës së premte ose vetëm i së shtunës.

Shënim: Ai që dëshiron të agjërojë në ditët e ashures dhe në ditët e premte ose të shtunë, duhet të agjërojë gjithashtu edhe një ditë para ose pas tyre.

Përveç këtyre agjërimeve, kemi edhe agjërimet kaza dhe kefaret:

Çfarë është agjërimi kaza?

Agjërim kaza quhet zëvendësimi i agjërimit të prishur gabimisht ose i mosagjërimit për shkaqe objektive. Agjërimi kaza mund të kryhet pas muajit të Ramazanit, përveç ditëve në të cilat agjërimi është tahrimen mekruh.

Çfarë është agjërimi kefaret?

Ai që e prish agjërimin e tij me qëllim, pa ndonjë arsye objektive, duhet të agjërojë dy muaj pa ndërprerje pas Ramazanit. Ky agjërim që është një masë ndëshkimore quhet agjërim kefaret.

Sa ditë është agjërimi Keffaret?

Agjërimi kefaret zgjat dy muaj, sipas kalendarit hënor. Ky afat është afërsisht 60 ditë. Këtij numri të ditëve i shtohet edhe një ditë agjërimi që ne kemi prishur.

Share.

Leave A Reply