Çdo mysliman që gëzon një shëndet të mirë mendor, ka mbërritur moshën e pjekurisë dhe konsiderohet i pasur sipas Islamit. (Ai që zotëron pasuri në nivelin e nisabit.) e ka farz dhënien e zekatit një herë në vit.

Sipas fesë Islame, i pasur konsiderohet ai që zotëron pasuri në nivelin e nisabit duke përjashtuar nevojat e tij themelore dhe borxhet. Nevoja themelore konsiderohen:

– Shtëpia.

– Sendet shtëpiake.

– Rrobat

– Mjetet e ngarkesës.

– Librat.

– Mjetet e nevojshme për profesionin.

– Shpenzimet e jetesës së një viti të familjes.

Me kusht që të mos përdoren për tregti.

Nisabi është kufiri i poshtëm i pasurisë. Ai që me pasurinë e tij arrin këtë kufi është i obliguar të presë kurban dhe të japë sadaka-i fitër. Zekati bëhet farz kur pasuria e një myslimani arrin vlerën e nisabit dhe qëndron në gjendje gjatë një viti hënor.

Nisabi i mallrave për të cilat jepet zekati dhe sasia e zekatit

Dhënia e zekatit është farz për atë që në pikëpamje islame konsiderohet i pasur dhe që zotëron pasuri në sasinë e nisabit për një vit.

– Sasia e nisabit llogaritet përtej nevojave themelore dhe borxheve.

– Nisabi dhe sasia e zekatit ndryshon në varësi të pasurisë.

Zekati dhe nisabi i mallrave tregtar

Lloji i mallit Sasia e nisabit Sasia e zekatit që duhet dhanë:
 

Ar

 

80,18 gram

 

 

 

 

Një e dyzeta (2,5 përqind)

% 2,5

 

Argjend

 

561 gram

 

Pasuri tregtie

 

80,18 gram në vlerën e arit

 

Para kesh

 

80,18 gram në vlerën e arit

 

Nisabi dhe zekati i kafshëve

Sasia e zekatit që jepet për kafshët lidhet me llojin dhe numrin e kafshëve:

Desh dhe cjepë: Zekati për 40-120 desh ose cjepë është 1 cjap ose 1 dash.

Gjedhë: Zekati për 30-39 gjedhë (duke përfshirë edhe 39-ën) është 1 viç.

Deve: Zekati i 5-9 deveve (duke përfshirë edhe 9) është një dash ose një cjap.

Njohuritë e tjera në lidhje me zekatin e kafshëve të mësipërme, kur ato janë në sasi të tjera mund t’i merrni në ilmihale të ndryshme.

Nisabi dhe zekati i prodhimeve bujqësore

– Nisabi i prodhimeve bujqësore është 610 kg.

– Zekati i prodhimeve që sigurohen nga një tokë që nuk ka shpenzime ujitjeje është 1 e 10-ta (10%).

– Zekati i prodhimeve që sigurohen nga një tokë me shpenzime të larta ujitjeje është 1 e 20-ta (5%).

”           Zekati jepet për të gjitha prodhimet bujqësore, si: grurë, elb, mel, panxhar, pjepër, bostan, oriz, patëllxhan, ulli, mollë, portokall, qershi, pjeshkë, zarzavate të ndryshme, etj.

”           Për prodhimet bujqësore nuk është kusht që ato të qëndrojnë një vit. Zekati i prodhimeve bujqësore jepet menjëherë pasi të mblidhet nga parcela.

Share.

Comments are closed.