Falja e pesë kohëve të namazit u bë farz në natën e Miraxhit. Falja e pesë kohëve të namazit është farz për çdo mysliman që është i shëndoshë mendërisht dhe ka hyrë në moshën e pubertetit.

Namazi është një urdhër i prerë i Allahut. Ata që nuk falen, edhe pse e dinë se falja është farz, vetëm sepse përtojnë të falen, bëjnë një gjynah të madh.

Feja jonë kërkon që edhe fëmijët, të mësohen të falin namazet që në moshë të vogël. Profeti ynë, Muhamedi (a.s.), ka këshilluar që fëmijës t’i mësohet namazi që në moshën 7 vjeçare. Ndërkohë i ka dhënë rëndësi faktit që në moshën dhjetë vjeçare ata të falen rregullisht.

Share.

Leave A Reply