Agjërimi një ditë po, një ditë jo, që bënte Daudi (a.s.), është një adhurim i mbetur si kujtim për bashkësinë e Muhammedit (a.s.), prej Daudit (a.s.). Për shkak se ky ishte një adhurim i posaçëm për Daudin (a.s.), ky quhet “Saum-i Daud/Agjërimi i Daudit”.

Transmetohet se, Abdullah bin Amr bin el-As (r.a.) ka thënë:

Unë u betova se, sa të jem gjallë, do të agjëroj ditën dhe do të falem natën. Këtë ia kishin thënë Profetit (s.a.v.), i cili më pyeti:

“Ti je ai që ke thënë kështu?”

“T’u bëfshin kurban nëna me babanë tim, o i Dërguar i Allahut! Po unë kam thënë!”- u përgjigja unë.

Dhe ai më tha:

“Ti s’ke fuqi për këtë! Ndonjëherë agjëro, ndonjëherë ha, ndonjëherë fli dhe ndonjëherë ngrihu për namaz nate! Agjëro tri ditë për çdo muaj. Shpërblimi i një të mire, është sa dhjetëfishi i saj. Kjo, është sikur ta kalosh gjithë vitin me agjërim!”

“Unë kam fuqi për më shumë se kaq!”- thashë unë

“Atëherë, një ditë agjëro, e dy ditë ha!”- tha ai.

“Por unë mund të bëj edhe më shumë se kaq!” – i thashë.

“Atëherë, një ditë agjëro, e një ditë jo. Ky është agjërimi i Daudit (a.s.)! Dhe është agjërimi më normal (mesatar)!” – Urdhëroi ai.

“Por unë kam fuqi edhe për më shumë se kaq!” – i thashë unë përsëri.

“Më shumë se kaq nuk bën!” – më tha ai.” (Buhari, Saum, 55, 56, 57; Tehexhud, 7; Muslim, Sijam, 181-193.)

 

Share.

Leave A Reply