Zekati mund t’i jepet:
Të varfërve: Konsiderohen ata individë që sipas Islamit nuk janë të pasur. Pra, njerëzit me pasuri nën nivelin e nisabit.
Allahu (xh.sh.) thotë:
“Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por, nuk lyp). ” (Dharijat 19)
Të vobektëve: Konsiderohen ata individë të cilët nuk janë në gjendje të sigurojnë as nevojat e tyre themelore.
Borxhlinjve: Konsiderohen ata individë që po të shlyenin borxhin me pasurinë e tyre do të varfëroheshin krejtësisht. Këtyre u jepet zekati, kur sigurisht pasuria e tyre nuk e arrin nisabin.
Udhëtarëve: Konsiderohen ata individë që kanë mbetur pa lekë gjatë udhëtimit. Këtyre mund t’u jepet zekat sa për të mbërritur në shtëpinë e tyre. Udhëtarët e tillë, me pasuri të mjaftueshme për të plotësuar nevojat, është më mirë të marrin borxh.
Luftëtarëve në rrugën e Zotit: Konsiderohen ata individë që dëshirojnë të marrin pjesë në një luftë të drejtë, por nuk i kanë mundësitë ekonomike për ushqim, armë, etj. Këtyre mund t’u jepet zekati për të plotësuar këto nevoja. Në këtë grup përfshihen edhe ato që i janë përkushtuar tërësisht diturisë dhe luftën e tyre e bëjnë me pendë.
” Në Kuran përmenden edhe tre grupe të tjera që përfitojnë zekat. Ato janë skllevërit, të dobëtit në besim dhe mbledhësit e zekatit.
” Ne mund t’ia japim zekatin tërësisht një personi që bën pjesë në njërin nga grupet e mësipërme
ose mund t’ia ndajmë disa njerëzve që përfshihen në grupe të ndryshme.
” Është më mirë që shpërndarja e zekatit të fillojë nga të afërmit.
Allahu (xh.sh.) thotë:
“Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e Allahut është si një kokërr prej të cilës mbijnë shtatë kallinj, ndërsa në secilin kalli ka nga njëqind kokrra. Allahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, Allahu është Bujar i Madh, i di qëllimet.” (Bekare 261)
Kujt nuk mund t’i jepet zekati
Zekati nuk i jepet Të pasurve. Atyre që nuk janë myslimanë. Atyre që e kemi për detyrë t’u shërbejmë gjithmonë (nënës, babasë, gjyshes, gjyshit, fëmijët dhe nipërve dhe mbesave). Vendeve, si: shkollë, spital, rrugë, xhami, urë. Bashkëshortët nuk mund t’i japin njëri-tjetrit zekatin. Por Zekati mund t’i jepet vëllait, motrës, xhaxhait, dajës, hallës, tezes, nipit si dhe mbesës.