Karvani ku merrte pjesë Hz. Muhammedi arriti nëpërmjet tokave të Sirisë, në Busra. Në tregun e Busras, Profeti (s.a.s.) qëndroi nën një dru ulliri në afërsi të manastirit të murgut Nastura Murgu Nastura i cili njihej që më parë me Mejseren, e pyeti këtë duke treguar me gisht Profetin:
“O Mejsere, kush është ai personi nën atë dru?”
“Eshtë një person nga fisi Kurejsh!” -Iu përgjigj Mejsere.
“A ka pak të kuq në sy?” – E pyeti murgu.
“Po, ai ka gjithmonë një farë të kuq në sy!” – Iu përgjigj Mejsere.
Atëherë, Nastura i tha:
“Ja, pra, ai është i fundit i pejgamberëve! Eh, sa do të desha ta arrija atë kohë kur ai të dërgohej si profet!” (Ibni Sa’d, I, 130-156; Ibni Kethir, el-Bidaje, II, 297-298)
Karvani doli nga Busra për t’u kthyer në Mekë. Mejsere u bë dëshmitar i faktit se si, në kulmin e vapës, dy engjëj i bënin hije Profetit. Si përfundim, u kthyen në Mekë me fitim të madh.