I cili kapërceu errësirat, duke u thelluar në të vërtetën e lutjes dhe dhikrit, me dashuri dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.

Hz. Junusi, në emrin e të cilit ka një sure në Kuran, është një profet i dërguar për popullin e Ninovës, kryqytetit të shtetit asirian. I ati, Metta, ishte një njeri i mirë. Junusi (a.s.) ka lindur dhe është rritur në Ninova dhe, në moshën tridhjetë vjeç, Zoti e ka ngarkuar me detyrën e profetit. Hz. Aliu (r.a.) thotë:

“Junusi (a.s.) u bë profet në moshën tridhjetë vjeç dhe e ftoi për vite me radhë popullin në besim.”

Lidhur me profetësinë e tij, në Kuran urdhërohet:

“Pa dyshim, edhe Junusi është nga të dërguarit!” (Saffat, 139)

“E kemi dërguar atë si profet për njëqind mijë ose më shumë vetë.” (Saffat, 147)

“Ne të frymëzuam ty (o Muhamed) me shpallje, ashtu siç frymëzuam me shpallje Nuhun dhe profetët pas tij; siç frymëzuam me shpallje edhe Ibrahimin, Ismailin, Is’hakun, Jakubin dhe bijtë e tij, Isain, Ejupin, Junusin, Harunin, Sulejmanin dhe Dautin, të cilit i dhamë Zeburin.” (Nisa, 163)

 

Share.

Leave A Reply