Fjalët e bekuara të Profetit (a.s.), në lidhje me vlerën e leximit të Kuranit:
“Më i miri në mesin tuaj është ai që mëson vetë Kuranin dhe ua mëson atë të tjerëve.”
***
“Kush lexon një germë nga libri i Allahut, Kurani, fiton një sevap. Çdo sevap do të shpërblehet dhjetëfish.”
***
“Kush dëgjon një ajet nga Kurani, do të fitojë sevape shumëfish. Atij që lexon një ajet nga Kurani, ai do t’i bëhet dritë në Ditën e Kiametit.”
***
“Lexoni Kuranin, sepse ai do të bëjë ndërmjetësim (shefaat) për ju në Ditën e Kiametit.”
***
“Kush lexon Kuranin dhe vepron në përputhje me mësimet e tij, prindërve të tij do t’u vihet në kokë nga një kurorë brilantesh, rrezatimi i së cilës është më i fortë se drita e diellit që bie mbi shtëpitë në këtë botë. Mendoni se sa sevape do të fitojë ai që vepron sipas Kuranit.”
***
Profeti (a.s.), i tha Ebu Dherit:
“Të dalësh në mëngjes nga shtëpia që të mësosh në xhami një ajet nga libri i Allahut, është më e dobishme për ty sesa të falësh njëqind rekat nafile.”
***
“Kush lexon Kuranin, e mëson përmendsh atë, vepron hallallin dhe distancohet nga harami Allahu ka për ta vendosur atë njeri në xhenet dhe do ta lejojë të bëj shefaat për dhjetë të afërm të tij që gjenden në xhehenem.” (Et-Tergib vet-terhib, vol. 2, fq. 342.)