Delikatesa dhe mirësjellja, janë shumë të rëndësishme, veçanërisht gjatë të folurit. Allahu i Madhëruar, duke dëshiruar që në ecjen dhe të folurën e besimtarëve të ketë mirësjellje, shprehet:

“Ec me kujdes e i përmbajtur dhe fol me zë të ulët; se zëri më i vrazhdë është zëri i gomarit!” (Lukman, 19)

Përsëri në ajete të tjerë shprehet:

“…njerëzve t’u thoni fjalë të mira…” (Bekare, 83)

“Thuaju robërve të Mi të flasin atë që është më e mira!..” (Isra, 53)

Islami i ka ndaluar bisedat e panevojshme dhe të shëmtuara. Po ashtu, edhe të folurën e tepërt nuk e pëlqen. I Dërguari i Allahut , ka thënë.”

“Kush i beson Allahut dhe Ditës së Gjykimit, ose të flasë mirë, ose të heshtë!” (Muslim, Iman, 77)

Allahu dhe i Dërguari i Tij i këshillojnë njerëzit të flasin në mënyrë lakonike dhe me shprehje të arta, duke zgjedhur me kujdes çdo fjalë që përdorin.246

Resulullahu , ka thënë:

Padyshim se disa fjalë janë magji (kanë forcën e ndikimit të magjisë).” (Buhari, Nikah, 47)

Nga kjo kuptojmë se disa fjalë kanë ndikim magjeps në zemrën e njeriut. Kjo arrihet me përdorimin e përsosur të gjuhës dhe zgjedhjen e fjalëve të duhura sipas qëllimit. Nivelin më të lartë të kësaj e gjejmë në Kuranin Fisnik. Ajetet e Kuranit janë në nivelin më të lartë të elokuencës dhe retorikës dhe për këtë arsye, përbëjnë mrekulli të jashtëzakonshme. Prandaj, ne duhet të përfitojmë prej ligjërimeve plot urtësi të Kuranit Fisnik.

Kurani Fisnik i jep shumë rëndësi vendit dhe mënyrës së të folurit, pra edukatës së të folurit. Për shembull:

“kaulen lejjina”: Fjalë të buta edhe ndaj tiranëve,

“kaulen mejsura”:Fjalë të ëmbla dhe ngushëlluese ndaj të varfërve,

“kaulen kerima”: Fjalë të buta dhe të bukura ndaj prindërve,

“kaulen sedida”: Fjalë të drejta (të vërteta) ndaj të gjithë njerëzve,

“kaulen ma’rufa”: Fjalë të bukura ndaj jetimëve dhe nevojtarëve,

“kaulen beliga”: Fjalë të urta dhe të qarta për të kumtuar dhe këshi­lluar.

Shkurtimisht, Islami ka sjellë parimet më të bukura që i bëjnë njerëzit të jenë delikatë, të sjellshëm, të mirëkuptueshëm e të respektueshëm në çdo çështje. Myslimanët që i respektojnë këto parime, arrijnë lumturinë në të dyja botët. Ndërsa ata që nuk duan të pranojnë Islamin, por duan të jetojnë sipas rregullave të vendosura nga njerëzit, arrijnë vetëm një lumturi të për­kohshme dhe përfundojnë në anarki, terror dhe pendim të thellë.

Share.

Leave A Reply