Njëri prej adhurimeve pasurore që pothuajse ështtë harruar, është e dhjeta ose zeqati i prodhimeve të tokës. Ata që s’e japin të dhjetën, janë para Allahut fajttorë si dhe ata që s’e japin zeqatin. Duke mos e dhënë të dhjetën, ata grabisin të drejtat e të varfërve, nevojtarëvve dhe të atyre që luftojnë në rrugën e Allahut.
Siç rrëfehet, një jemenas bujar kishte në afërsi të Sana–s vreshta, kopshte hurmash dhe toka buke. Në kohën e mbledhjes së prodhimeve, ky njeri bujar veççonte për të varfërit, të vetmuarit dhe të dobëtit pjesën e të dhjetës me të tepërt. Por, pas vdekjes së tij, të bijtë, të pushtuar nga etja për fitime të mëdha, menduan dhe vendosën së bashku kështu:
“Familja jonë është shumë e madhe, kurse mallin e kemi të pakët. Nuk do t’u japim gjë të varfërve! Ta mbledhim prodhimin sa pa ardhur ata!..”
Për shkak të këtij qëllimi të keq të tyre, Zoti ua shkatërroi prodhimet, kopshtet, vreshtat dhe arat ua ktheu në gërmadha të zeza. Ato toka të punuara e të sistemuara bukur, ato kopshte të mrekullueshme u bënë që të mos njiheshin më!
Bijtë koprracë që kishin shkuar që herët për të mbledhur prodhimin, të habitur nga pamja që u doli para, thanë:
“Mos vallë kemi ardhur gabim?”
Jo, ata s’kishin ardhur gabim! E dhjeta e bollshme e ndarë nga i ati i tyre dhe urimet, bekimet dhe lutjet e nevojtarëve u kishin sjellë, gjer atëherë, tokave bereqqet me të tepërt, ashtu siç jepte edhe pronari i tyre me të tepërt. Nga ato kopshte dhe ara përfitonin të gjithë të varfërit. Mirëpo në sytë e bijve, gjëja që ndante i ati dukej e madhe dhe ata nuk donin ta jepnin. Ata nuk e kuptonin dot se nga vinte gjithë ajo mbarësi në tokat e tyre, gjithë ai prodhim i madh! Sepse padija dhe inddiferentizmi ua kishin verbuar zemrat!
Prandaj Zoti urdhëron:
“Mos u bëj nga të paditurit dhe indiferentët!” (el-Araf, 205)
Kur’ani e përshkruan kështu fundin shumë të hiddhur por domethënës të rrëfenjës “As’habu Darvan” për të cilën flitet në suren “Kalem”:
“Ata (të zotët e bahçeve) ishin betuar se do të vilnin para se të zbardhte, pa i parë kush. Ata nuk kishin dyshim se ashtu do të ndodhte (nuk thoshin “inshaallah” dhe nuk mendonin për pjesën e të varffërve).”
“Por ata ishin ende në gjumë kur një fatkeqësi (e dërguar nga Zoti) ra mbi bahçen dhe ajo u nxi e u rrëzua!”
“Në mëngjes ata i bënin zë kështu njëri–tjetrit: “Dilni të shkojmë herët për të vjelë!”
“Dhe u vunë në udhë duke menduar: “Aman, të mos na afrohet atje asnjë i varfër!”
“Megjithëse kishin mundësi (për t’i ndihmuar të varfërit), ata dolën në udhë herët me qëllim dhe të vendosur për të mos i ndihmuar ata… Por kur e panë bahçen, thanë: “Me siguri që e kemi ngatërruar rrugën!”
“Dhe u mjeruan: “Eh, i humbëm të gjitha proddhimet!..” (el–Kalem, 17–27)
Sa bukur përshkruhet në këto ajete skena mësimddhënëse e fundit të hidhur të pronarëve të pamëshirsshëm të bahçeve që bënin dredhi për të mos ua dhënë të dhjetën të varfërve. Nuk duhet harruar se të gjitha qëllimet në zemra janë të hapura për Allahun. Maddhështia e Tij ka përfshirë gjithçka!
Poeti Mevlana Xhelaleddin Rumi shprehet:
“Jeta e kësaj bote është ëndërr. Të bëhesh pronar pasurie në këtë botë i përngjet gjetjes së thesarit në ëndërr. Pasuria e kësaj bote mbetet prapë në këtë botë duke kaluar nga njëri brez në tjetrin!
Engjëlli i vdekjes e zgjon njeriun indiferent nga gjumi (i indiferentizmit) për t’ia marrë shpirtin. Atëherë ai njeri mjerrohet për shqetësimet që hoqi në botë për një pasuri që, në të vërtetë, s’ishte e tija dhe pendohet një mijë herë… Por atëherë është shumë vonë, çdo gjë ka mbaruar!..”
Sa bukur e ka thënë Hz. Aliu (r.a.)
“Njerëzit janë në gjumë; ata zgjohen kur vdesin..”
Në Kur’an, Zoti tregon se, në çastin e vdekjes, njerriu që vjen në vete sikur të zgjohej nga ëndrra, thotë me një pendesë të pafundme:
“Zoti im! Sikur të ma shtyje edhe pak afatin që të jepja sadaka e të bëhesha prej njerëzve të mirë!..” (el-Munafikun, 10)
Meqë në këto kushte nuk ka më mundësi për kthim pas dhe korrigjim, Zoti, në të njëjtin ajet, krahas pohimit të kësaj të vërtete, e urdhëron njeriun të japë nga ajo me të cilën e ka furnizuar Ai, para se të jetë vonë.
Shkurt, çdo besimtar, me vetëdijen se jeton në pronnën e Allahut dhe se furnizohet e ushqehet me të mirat e Tij, duhet të ruhet shumë nga nënvleftësimi i adhurrimeve pasurore. Në të kundërt, duhet ta dijë se nuk do të shpëtojë dot pa hyrë në grupin e indiferentëve që nuk e dinë se e kujt është pasuria dhe kujt ia kursejnë atë!..