1. Para se i Dërguari i Allahut (s.a.s.) të dalë në këtë udhëtim, ka ndodhur ngjarja e quajtur “shak-i sadr” (hapja e gjoksit), gjë që tregon se lartësimi shpirtëror është i mundur me anë të kthjelltësisë afektive, ashtu që në zemër të mos ketë vend për tjetër gjë veç dritës hyjnore. Kur zemra shpëton prej opakësisë (patejdukshmërisë), ndjenjat fillojnë të mbështillen prej të fshehtave hyjnore.
  2. Në ngjarjen Isra shpaloset para syve fuqia dhe sundimi i pafund i Allahut që e bën të ecë robin e Vet në një mënyrë të posaçme.
  3. Një ide tjetër është se Miraxhi është favorizuar pas udhëtimit plot vuajtje, ankth e dhimbje në Taif dhe ka qenë lajmëtari plot gëzime pas vështirësive.
  4. Detyrimet fetare (farz) na janë njoftuar ne në Kur’an me anë të Xhebrailit (a.s.). Kurse namazi është urdhëruar drejtpërdrejt nga Zoti në Miraxh, gjë që provon se në namaz ka një të fshehtë të veçantë dhe se, ndërmjet adhurimeve, namazi bart një rëndësi të veçantë.

Me të vërtetë, namazi është shtylla e besimit. Përkryerja që fitohet me të nuk mund të fitohet me asnjë adhurim tjetër. Vlera e namazit mes adhurimeve është si pozita e quajtur ru’jetullah, domethënë, shikimi i Allahut, e cila përbën kulm mes dhuntive të jetës së pasme, ahiretit. Sepse namazi është miraxhi i besimtarit. Në këtë botë, çastet kur robtë ndodhen më pranë Zotit, janë çastet kur falin namaz me përshpirtshmëri. Namazi është takimi i robit me Zotin qysh në këtë botë. Prandaj i Dërguari i Allahut (s.a.s.) ka thënë “Namazi më është drita e syve”273 dhe në frymën e fundit ia ka lënë porosi ummetit, bashkësisë që “t’i kushtojnë vëmendje namazit”274.

  1. Fakti që në Miraxh Profetit (s.a.s.) i janë hapur portat qiellore, tregon se profetësia e tij nuk ka qenë e kufizuar vetëm me Mekën, Kurejshët dhe Sakifët, por se ai është Profeti i gjithë njerëzimit dhe Zotëria i Botëve.
  2. Me Miraxhin është treguar pika e fundit ku mund të arrijë përkryerja njerëzore, domethënë, është bërë e qartë se ç’është kufiri i lartësimit moralo-shpirtëror të njeriut.
  3. Bartja e të Dërguarit të Allahut (s.a.s.) nga Qabja në faltoren Aksa tregon në mënyrë më të fuqishme lidhjen e shëndoshë mes këtyre dy qendrave fetare ku janë dërguar shumë profetë gjatë gjithë historisë. Veç kësaj, kjo ngjarje pohon edhe se Islami është feja e vetme në lartësinë e Allahut, e cila i përmban të gjitha fetë qiellore. Kështu, prijësia në namaz e të Dërguarit të Allahut (s.a.s.) në faltoren Aksa për të gjithë profetët është një shfaqje tjetër e kësaj.

 

Share.

Comments are closed.