- a) Përbërja
Fjala “infak” që emërton dhënien, dhurimin ushqqyerjen, dhe që përmendet në Kur’an në më shumë se 200 vende, është kushtimi Allahut i pasurisë dhe jetës. Kështu, muslimani është njeriu që ia kushton edhe jettën, edhe pasurinë Allahut.
Në Besëlidhjen e Dytë Akabe, Abdullah bin Revvaha e pati pyetur Profetin (s.a.s.):
“O i Dërguari i Allahut! Mund të vësh kushtet që do për Zotin tënd dhe për veten tënde!”
I Dërguari i Allahut (s.a.s.) i qe përgjigjur:
“Kushtet e Zotit tim janë ta adhuroni, t’i faleni e të mos i përngjasoni asgjë Atij. Kurse kushti im është të më mbroni mua ashtu siç mbroni jetën dhe pasurinë tuaj!”
Të pranishmit e pyetën:
“Po vepruam kështu, ç’na jepet ne?”
“Xhenneti!” – U qe përgjigjur Profeti.
Pas kësaj, të pranishmit patën thënë:
“Ç’dhënë e marrë me fitim! As heqim dorë prej këssaj, as pranojmë të na bëjnë të heqim dorë!” (Ibni Kethir, Tefsir, II, 406)
Pas kësaj marrëveshjeje, qe zbritur ajeti i mëposhttëm:
“Allahu ka blerë nga besimtarët pasuritë dhe jetën e tyre në shkëmbim të xhennetit!..” (Kur’ani, et-Tevbe, 111)
Shfaqja më ideale e shitjes së jetës Allahut është rënia dëshmor në luftën në rrugën e Allahut dhe dalja fitimtar gjithashtu në luftën në rrugën e Allahut!
Sa mësimdhënës është për ne rasti i zonjës Thummejje, dëshmores së parë të Islamit! Me ç’emocione të një besimi të lartë e pati dhuruar ajo jetën në rrugën e Allahut! Tani ajo është duke pritur çastin kur do t’i jepet shpërblimi i amshuar si njeri që e ka blerë xhennnetin dhe që ka ngritur fron në zemrat e të gjithë musllimanëve gjer në kiamet! Kjo do të thotë se edhe ne duhhet të priremi për të dhënë me jetën dhe pasurinë tonë për të fituar pëlqimin e Allahut.
Në luftën e Çanakalasë, megjithëse ushtrisë turke s’i kishte mbetur më barut për të gjuajtur, qe arritur fitorja vetëm si rrjedhojë e një dhurimi konkret jete e pasurie. Shembuj të tillë ka shumë në histori.
Ndërkaq që shitja e pasurisë Allahut ka, në të vërttetë, kuptim figurativ, shpreh dhënien, dhurimin dhe shpenzimin në rrugën e Allahut. Duke radhitur cilësittë e njerëzve të devotshëm, Allahu thotë:
“Dhe japin në rrugën e Allahut nga pjesa që u kemi dhënë!..” (el-Bakara, 3)