1) Çdo mysliman duhet ta dijë se Kurani është fjala e Allahut dhe duhet ta lexojë atë pa gabime, sipas rregullave të texhvidit.

2) Kuranin duhet ta prekim vetëm pasi kemi marrë abdest dhe leximin e tij duhet ta fillojmë duke thënë Eudhu-Besmele. Kur lexojmë Kuran duhet të kthehemi nga kibla, nëse është e mundur dhe duhet ta lexojmë me edukatë dhe me respekt, si dhe të përpiqemi të mësojmë kuptimin e asaj që lexojmë.

3) Kurani duhet lexuar në vende të pastra. Ai nuk duhet lexuar pranë per­sonave që merren me punë të tjera, duke mos ia venë veshin asaj që lexohet apo në vende të pista.

4) Kurani që lexon dikush tjetër duhet dëgjuar me respekt.

5) Kuranin duhet ta vëmënë vende të larta dhe të pastra dhe tëmos e lëmë në tokë.

6) Myslimani duhet t’i zbatojë urdhrat e Kuranit, të distancohet nga gjërat e ndaluara prej tij dhe të sillet në përputhje me parimet morale të Kuranit.

Share.

Comments are closed.