Islami kërkon që në jetën e myslimanit të mbizotërojë mirësjellja e sinqertë dhe larg hipokrizisë. Është e domosdoshme që në të gjitha marrëdhënie nje rëzore, si në veshje, në qëndrim, në të folur, në ecje, në shikim, kur kërkon dhe jep diçka, madje edhe në ndjenja e mendime, të respektohen rregullat e delikatesës dhe mirësjelljes. Pra, një mysliman, në asnjë mënyrë nuk duhet, as të lëndojë dikë e as të lëndohet nga dikush. Ai duhet të dijë të falë të keqen që i bëhet. Duhet të përpiqet të meritojë faljen e Allahut, duke falur vazhdimisht edhe vetë. Në një ajet fisnik, urdhërohet:

“Njerëzit e ndershëm dhe të pasur ndër ju, të mos betohen se nuk do t’u japin të afërmve, të varfërve dhe të mërguarve në rrugën e Allahut; le t’i falin ata dhe të mos ua marrin për keq! Vallë, a nuk doni ju që t’ju falë Allahu? Allahu është Falës e Mëshirëplotë.” (Nur, 22)

Resulullahu , i cili është shembulli më i bukur në çdo aspekt, është bërë shembulli më i përsosur për ne edhe në mirësjellje e xhentilesë. Aisheja c, tregon:

“Askush tjetër nuk zotëronte moral më të bukur se Pejgamberi r. Nëse më duhet të jap një shembull të vogël prej mirësjelljes së tij, mund të përmend faktin se kushdo që e thërriste, qoftë prej sahabëve apo prej familjes së tij, ai menjëherë i përgjigjej duke thënë «Urdhëro!» Për shkak të këtij morali të lartë që zotëronte, Allahu i Madhëruar ka zbritur këtë ajet fisnik:

«(Padyshim) se ti je me virtyte madhore!»” (Kalem, 4; Uahidi, Esbab, fq. 463)

Resulullahu r, ishte një njeri i mëshirshëm, i sjellshëm, me shpirt dhe zemër të butë. Përkundër gërthitjeve të njëpasnjëshme të një të paedukati: “O Muhamed, o Muhamed!”, ai iu përgjigj me butësi, duke i thënë: “urdhëro, çfarë dëshiron?” dhe ia plotësoi nevojën. (Shih. Muslim, Nuzur, 8; Ebu Daud, Ejman, 21/3316; Hejthemi, IX, 20)

I Dërguari i Allahut r, e udhëzonte pa e turpëruar këdo që tregonte mungesë edukate. Duke e konsideruar si një sjellje pa autor dhe duke i atribuar vetes gabimin në shikim, ai shprehej:

“Çfarë po ndodh me mua, që ju shoh kështu?!”242

Ndërsa ndonjëherë, duke u drejtuar në vetën e tretë, thoshte:

“Çfarë kanë këta njerëz, që bëjnë kështu e ashtu?!”243

Një shembull tjetër mjaft i bukur në lidhje me mirësjelljen e Pejgamberit tonë , është edhe ky:

Një ditë, kur Resulullahu , po ecte në rrugë, erdhi një njeri me gomar dhe duke i thënë:

“O i Dërguari i Allahut! Urdhëroni hipni edhe ju!”, u tërhoq në pjesën e pasme të gomarit. I Dërguari i Allahut , tha:

“Jo! Ti ke më tepër të drejtë se unë të hipësh në pjesën e parme të kafshës. Por, nëse ma lëshon mua (në formë dhurate), ajo është çështje tjetër!” Ndërsa sahabiu tha:

“Po! Pjesën e parme jua lëshova ju (si dhuratë).” Pas kësaj, edhe Profeti , hipi në gomar. (Ebu Daud, Xhihad, 58/2572)

Një nga domosdoshmëritë e mirësjelljes islame, është edhe sjellja në më­nyrë delikate, me qëllim që të mos u shkaktosh lëndime njerëzve. Muadh bin Enesi , tregon:

“Së bashku me Resulullahun , kishim dalë në një betejë. Ushtarët (duke vendosur pajisjet e tyre në mënyrë të parregullt), ngushtuan vendpushimin dhe zunë rrugëkalimin. Për këtë arsye, Resulullahu , dërgoi dikë që t’u thoshte këto fjalë ushtarëve:

«Kush e ngushton një vend ose zë një rrugë (ose vështirëson një besimtar), nuk ka për ta marrë shpërblimin e xhihadit244” (Ebu Daud, Xhihad, 88/2629)

Në një hadith tjetër, ku tregohet se Resulullahu , i ftonte njerëzit në mirësjellje, thuhet:

“Në ditën e xhumasë, kush kalon përpara (në rreshtat e parë) duke shkelur nëpër qafat e myslimanëve, i ka përgatitur vetes një urë që zgjatet në xhehenem.” (Ahmed, III, 437)

Ndërsa në lidhje me mirësjelljen e Resulullahut , ndaj grave mund të përmendim këtë shembull:

Gjatë një udhëtimi, një shërbyes me emrin Enxheshe, i përshpejtonte devetë duke kënduar.245 Për këtë arsye, Resulullahu , me mendimin se gratë që ndodheshin sipër deveve mund të lëndoheshin, në mënyrë figu­rative u shpreh:

“O Enxheshe! Kujdes se mos thyhen kristalet!” (Buhari, Edeb, 95; Ahmed, III, 117)

Po ashtu, edhe sahabët kanë qenë shumë të sjellshëm. Këtë e vërteton edhe Enes bin Maliku t, kur thotë:

“Derës së Pejgamberit r, i bihej me thonj.” (Buhari, Edebu’l-Mufred, nr: 1080)

Gjithashtu edhe kjo ndodhi, është një shembull shumë i bukur në lidhje me mirësjelljen e sahabëve:

Omeri t, gjendej në një shtëpi së bashku me disa njerëz. Në mes tyre ishte edhe Xherir bin Abdullahu t. Në një moment, Omeri t, ndjeu një erë dhe u thotë të pranishmëve:

“I zoti i kësaj ere le të ngrihet menjëherë e të marrë abdes!” Ndërsa Xheriri t, thotë:

“O prijësi i besimtarëve! A nuk është më mirë që të marrim abdes të gjithë që ndodhemi këtu?!”

Omeri t, u mahnit nga kjo sjellje jashtëzakonisht delikate dhe i thotë:

“Allahu të mëshiroftë! Ti edhe në kohën e injorancës ke qenë zotëri edhe tani në kohën e Islamit je zotëri!” (Ali Muttaki, Kenz, nr: 8608)

Po ashtu edhe gjatë ndihmës që u jepet nevojtarëve duhet të tregojmë mirësjellje të madhe, duke shprehur falënderim ndaj tyre. Kjo, sepse në sajë të tyre arrihet kënaqësia e Allahut.

Në shoqërinë Osmane, shpërndarja e ushqimit tek familjet e dëshmorëve me enë të mbyllura dhe në errësirë, është një shembull i jashtëzakonshëm i përkujdesjes në lidhje me mbrojtjen e ndjenjave dhe dinjitetit të tyre. Ky është një mësim i mirë dhe i veçantë i edukatës dhe mirësjelljes për brezat e rinj.

Po ashtu, edhe “gurët e lëmoshës” që kanë dalë në pah si domosdoshmëri për të përballuar nevojat e të varfërve pa i lënduar ata shpirtërisht, janë vepër e një delikatese dhe mirësjelljeje të pashoqe.

Këta gurë që kanë një gropë të cekët në sipërfaqe, vendoseshin në vende të përshtatshme të lagjeve. Ata që kishin gjendje të mirë ekonomike, për të dhuruar në mënyrë që “dora e majtë të mos e shohë atë që jep dora e djathtë”, i vendosnin lëmoshat e tyre sipër këtyre gurëve në errësirën e natës. Më pas, të varfrit e virtytshëm dhe të ndershëm, merrnin prej aty aq sa kishin nevojë dhe tepricën nuk e preknin me dorë. Kur u përmirësohej gjendja, i linin përsëri ato që kishin marrë, madje edhe më shumë.

Megjithëse ato para qëndronin në vend të hapur, prej aty nuk merrte askush tjetër përveç atyre që kishin nevojë. Një shëtitës francez që tregon Stambollin e shekulli të shtatëmbëdhjetë, shkruan se e kishte vëzhguar për një javë rresht një nga këta gurë, mbi të cilin ndodheshin para. Mirëpo, nuk pa askënd që të vinte e të merrte sadaka prej aty.

Share.

Leave A Reply