Dituria e dobishme është ajo dituri e cila e bashkon njeriun me devotshmërinë, që në Kuranin e Shenjtë përmendet 258 herë.

Çfarë është devotshmëria?

Devotshmëria është flakja tutje e dëshirave të egos, kultivimi i virtyteve shpirtërore, ndërgjegjësimi i njeriut se ai përherë ndodhet nën vëzhgimin hyj­nor. Pasurimi i zemrës me këto ndjesi është shenja më e rëndësishme e devotshmërisë.

Krijuesi i Gjithësisë shprehet se “njeriut i është dhënë pak nga dituria.” 5 I Dërguari i Allahut r, arriti kulmin e diturisë. Kështu shprehej se:

Sikur të dinit atë çfarë unë di (do qëndronit pa ngrënë e pa pirë) e do dilnit në rrugë...” (Ibn Maxhe, Zuhd, 19.)

Mevlana, kur përmbledh jetën e tij, gjendjen kulminante në shkencat pozitiviste e shpreh me termin “i papjekur”, kur sekretet e universit fillojnë të manifestohen tek ai e përshkruan gjendjen me termin “u poqa”, ndërsa shkrirjen e tij tek Krijuesi Fuqiplotë e përshkruan me termin “u dogja”.

Share.

Leave A Reply