Më në fund, Drita e pritur, duke zbritur në botën e dukshme në mëngjesin e 20 prillit 571 (e.r.) që i takon datës 12 Rebiulevvel, e hënë, sipas kalendarit hënor, pak para lindjes së diellit, nga martesa Abdullah-Amine, na i dha nder botës sonë!

Me këtë nderim, pothuaj të gjitha krijesat uruan me një gojë:

“Mirëse erdhe, o i Dërguari i Allahut!”

Shprehjet e gëzimit të të gjithë qenies për këtë ardhje të nderuar, poeti Sulejman Çelebi i shpreh me këto vargje Me shfaqjen e tij, mëshira e Allahut shpërtheu mbi këtë gjithësi. Mëngjeset dhe mbrëmjet ndërruan ngjyrë. Ndjenjat fituan thellësi. Fjalët, bisedat, kënaqësitë fituan gjerësi, çdo gjë fitoi një kuptim, një delikatesë të veçantë. Idhujt u tronditën e u përmbysën. Në sarajet e Cirus-it, qytet i mbretërve persianë, kullat dhe kolonat u shembën. Liqeni Save58 që atëherë njerëzit e konsideronin të shenjtë, si një baltovinë dhune, u tha.59

Kjo shfaqje e realizuar në hapësirën dhe kohën e kësaj bote, qe bereqeti i parë i daljes së asaj qenieje fisnike. Ky bereqet e përfshiu krejt gjithësinë. Ai vit u quajt “viti i bollëkut”. Kështu, për njerëzit e zemrës, nata më e çmuar pas Natës së Kadrit, është pranuar nata e lindjes së të Dërguarit të Allahut.

Me ardhjen e nderuar të atij trëndafili të papërsëritshëm, rrjedha e çdo gjëje u ndërrua. Shfaqjet e mëshirës, si kokrra diamantesh u përhapën nëpër gjithësi dhe zemrat e përmalluara për dritë u mbytën në gëzim!..

Nga Ibni Abbasi (r.anhuma) është përcjellë kështu:

“Hz. Muhammedi (s.a.s.) lindi ditën e hënë, u bë profet ditën e hënë, emigroi nga Meka në Medinë ditën e hënë, arriti në Medinë ditën e hënë dhe vdiq ditën e hënë. Ishte ditë e hënë kur (duke bërë arbitrim në Qabe mes palëve në grindje), e vendosi Gurin e Zi në vend. Ditën e hënë arriti fitoren e Bedrit dhe ditën e hënë zbriti ajeti “…Sot e përsosa për ju fenë tuaj,

…” (el-Maide, 3) (Ahmed, I, 277; Hejsemi, I, 196)

Fakti që, si një shfaqje hyjnore, lindja, hixhreti dhe emigrimi i tij për në botën e përjetësisë kanë ndodhur po ditën e hënë, është shenjë e rëndësisë së kësaj dite. Si shfaqje të butësisë dhe ashpërsisë (hyjnore), emocioni i gëzimit dhe ndrydhja e hidhërimit, hareja e festës me dhimbjet e vdekjes përjetohen së bashku.

Natën e bekuar kur i Dërguari i Allahut (s.a.s.) e nderoi gjithësinë me ardhjen e tij, ndodhën disa ngjarje me karakter mrekullor. Disa prej këtyre janë këto:

Siç tregon Hz. Amineja, ajo s’pati hequr mundime as gjatë shtatzanisë, as gjatë lindjes dhe, ndërsa i Dërguari i Allahut po vinte në botë, pati vënë re se prej saj kishte buruar një dritë që kishte ndriçuar tërë vendin mes lindjes dhe perëndimit. Profeti (s.a.s.) kishte lindur i pastër duke mbështetur duart në tokë dhe kishte ngritur sytë drejt qiellit.

Në atë çast, shejtani lëshoi një britmë si asnjë herë tjetër në vetën e vet!

Kryegjyqtari i Iranit dhe kleriku Mubezan pa në ëndërr se disa deve të lira, duke vënë para një tufë kuajsh të shpejtë, kaluan lumin Tigër dhe u përhapën në tokat e Iranit.

Lugina Semave62 u përmbyt nga uji.

Nga pallati i Kisras u shembën 14 shtylla.

U shua zjarri njëmijëvjeçar në tempujt e iranasve.

Siç rrëfen Aisheja (r.anha), një hebre që merrej me tregti në Mekë, natën kur ka lindur Profeti (s.a.s.), e ka parë lindjen e yllit si shenjë të ardhjes në botë të Profetit, pastaj ka shkuar në një kuvend kurejshësh dhe i ka pyetur: “O Kurejshë, a ka ndonjë prej jush që t’i ketë lindur fëmijë këtë natë?”

Ata i janë përgjigjur: “Vallahi, s’e dimë!”

Atëherë, hebreu u ka thënë kështu: “O Kurejshë! Nguliteni mirë në mendje atë që do t’ju them tani! Sonte ka lindur pejgamberi i kohës së mbrame! Ai ka mes shpatullave një lyth në ngjyrë të zezë përzjerë me të verdhë dhe me qime.”

Të pranishmit në kuvend u shpërndanë duke mbetur të mahnitur nga fjalët e hebreut. Kur arritën nëpër shtëpi, i treguan familjes fjalët e tij. Në disa familje, gratë thanë:

“Po, Abdullait i lindi një djalë. Atij ia vunë emrin Muhammed!”

Burrat që i dëgjuan këto fjalë, shkuan në shtëpinë e hebreut dhe e pyetën:

“Në Mekë paska lindur një fëmijë! A di gjë ti për këtë?”

“Pasi ju njoftova unë ka lindur, apo para?” – Ua ktheu me të pyetur hebreu.

“Ka lindur para se të na thoshe ti dhe ia kanë vënë emrin Ahmed!” – I thanë ata.

Me kërkesën e tij, hebreun e çuan në shtëpinë e Hz. Aminesë. Hz. Amineja ua tregoi të birin e bekuar. Me ta parë lythin në shpatullën e fëmijës, hebreut i ra të fikët. Kur erdhi në vete, e pyetën:

“Ç’pate?”

Hebreu u tha: “Vallahi, tashmë profetësia iku nga duart e bijve të Izraelit! Edhe libri iku! Eshtë shkruar se profeti i fundit ka për t’i vrarë bijtë e Izraelit dhe do t’ua rrëzojë dinjitetin priftërinjve të tyre. Kurse arabët, me këtë profetësi do të arrijnë nder dhe dinjitet të madh! O Kurejshë! Gëzohuni se, vallahi, ju do të arrini një forcë që do të njihet nga lindja, në perëndim!” (Ibni Sa’d, I, 162-163; Hakim, II, 657/4177)

E gjithë popullsia e Mekës qe gëzuar për lindjen e të Dërguarit të Allahut (s.a.s.). Madje Ebu Lehebi i dha lirinë skllaves së tij, Suvejbe, e cila i dha lajmin e gëzuar të lindjes së të nipit!

Lidhur me këtë ngjarje, më vonë, Abbasi (r.a.) tregon kështu:

Një vit pas vdekjes, e pashë Ebu Lehebin në ëndërr. Ishte në gjendje të keqe.

E pyeta: “Si po të trajtojnë?”

Ebu Lehebi u përgjigj:

“Meqë i dhashë lirinë Suvejbes nga gëzimi për lindjen e Muhammedit, ditët e hëna vuajtja më lehtësohet pak. Atë ditë freskohem me ujin që më buron nga kjo vrimë mes gishtit të madh dhe gishtit tregues!” (Ibni Kethir, el-Bidaje, II, 277; Ibni Sa’d, I, 108, 125)

Share.

Comments are closed.