Abdullah ibn Selami (r.a.), ishte prej dijetarëve hebrenj që jetonin në Jethrib (Medine)… Ai ishte një djalosh që njihej ndërmjet njerëzve për devotshmërinë dhe ndershmërinë që kishte… Ishte prej atyre që e lexonin shumë Teuratin dhe që meditonin gjatë e gjatë veçanërisht për versetet që përgëzonin ardhjen e Pejgamberit të fundit… Gjithashtu, ai ishte prej atyre që e prisnin me mallëngjim ardhjen e asaj dite…

Hyrja e tij në Islam shkaktoi reagime të mëdha ndërmjet hebrenjve. Me reagimet e ashpra që shfaqën, nxorën në pah poshtërsitë, gjërat e tyre të shëmtuara dhe të vërtetën se ishin një popull që mashtronte e shpifte. Abdullah ibn Selami (r.a.), e tregon vetë hyrjen e tij në Islam:

Unë preokupohesha me pemët e hurmave në bahçe. Aty erdhi një burrë dhe më tha se personi për të cilin thuhet se është Pejgamber, po qëndronte në Kuba. Në ato momente gjendesha në pemë. Kur e dëgjova këtë lajm, bërtita: “Allahu Ekber!.. Allahu Ekber!..” Halla ime, Halide bintu’l-Harith po qëndronte nën hurma. Kur e dëgjoi se dhashë tekbir, mu nxeh dhe më tha:

“Mallkuar qofsh!.. Po të dëgjoje se kishte ardhur Musai, i biri i Imranit, nuk do të gëzoheshe më shumë.” Unë ia ktheva asaj: “Hallë! Në të vërtetë ai është vëllai i Musait. Ai ka të njëjtën fe. Ajo që i është dërguar Musait, i është dërguar edhe atij.” Ajo u qetësua pak dhe më pyeti:

“A ky është Pejgamberi për të cilin jemi të njoftuar se do të vijë afër kiametit?” Unë iu përgjigja: “Po.” Ajo më tha: “Atëherë mirë.”

Unë mora menjëherë rrugën për në Kuba. Kur arrita te i Dërguari i Allahut (s.a.s.), njerëzit ishin mbledhur rreth e rrotull tij. U përpoqa të afrohesha, në mënyrë që ta shikoja. Kur e pashë atë edhe pse akoma gjendesha larg, thashë:

“Kjo fytyrë nuk mund të jetë mashtruese.” – dhe thashë shehadetin.

I Dërguari i Allahut (s.a.s.), u kthye nga unë dhe më pyeti për emrin. Unë iu përgjigja: “Më quajnë Husajn ibn Selam.” Ai më tha: “Jo, ti (quhesh) Abdullah ibn Selam.” Edhe unë ia ktheva: “Betohem në Atë që të ka dërguar me të vërtetën, se këtej e tutje nuk dua emër tjetër. Po, unë jam Abdullah ibn Selami.”

I Dërguari i Allahut (s.a.s.), po u fliste për Islamin njerëzve që ishin mbledhur. Fjala e parë që dëgjova prej tij ishte kjo:

 “Përhapeni selamin ndërmjet jush. Ushqejini të uriturit. Mbajini lidhjet farefisnore. Faleni namazin e natës kur të gjithë njerëzit janë në gjumë. Në këtë mënyrë do të hyni në xhenet…”

Abdullah ibn Selami (r.a.), u largua nga i Dërguari i Allahut (s.a.s.) dhe shkoi në shtëpi. I foli familjes, fëmijëve dhe njerëzve të afërt për Islamin. Të gjithë u bënë myslimanë. Madje, edhe halla e tij e moshuar, Halidja. U tha atyre që ta fshihnin hyrjen e tyre në Islam. Kur i Dërguari i Allahut (s.a.s.), kaloi në Medine, Abdullah ibn Selami shkoi për ta vizituar. Ai i bëri edhe një propozim Hz. Pejgamberit:

“O i Dërguari i Allahut! Çifutët janë një popull mashtrues dhe shpifës. Kur ta dëgjojnë se jam bërë mysliman, nuk do të lënë shpifje pa bërë për mua. Ju lutem, a mund t’i ftoni të parët e tyre në shtëpinë tuaj, t’i bëni ta pohojnë nderin tim dhe pastaj t’i ftoni në Islam?..”

I Dërguari i Allahut, alejhi’s-selam, sapo iu dha mundësia, i ftoi në shtëpinë e tij të parët e hebrenjve. Ndërsa Abdullah ibn Selamin (r.a.), e futi në dhomën ngjitur. Pastaj u tha atyre:

“O xhemati i hebrenjve! Ju e dini shumë mirë se unë jam një i Dërguar nga Allahu. Unë kam ardhur me fenë e vërtetë. Bëhuni myslimanë!” Pejgamberi ynë i nderuar e përsëriti tri herë këtë fjalë. Çifutët i thanë:

“Ne nuk e dimë se ti je Pejgamber.”

Nisur nga kjo përgjigje, i Dërguari i Allahut, Muhamed Mustafai (s.a.s.), i pyeti:

“Ndërmjet jush gjendet dikush që e quajnë Husajn ibn Selam. Çfarë njeriu është ai?” Hebrenjtë dëshmuan duke u përgjigjur:

“Ai është njeriu më i mirë prej nesh dhe një dijetar i madh. Edhe ai, edhe babai i tij janë njerëzit më të virtytshëm dhe më të diturit prej nesh.”

Pas këtij dëshmimi të vërtetë, Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, i pyeti:

“Çfarë do të thoni nëse ai bëhet mysliman? A bëheni edhe ju myslimanë (nëse bëhet ai)?” Çifutët u përgjigjën:

“Allahu na ruajt. Ai kurrë nuk bëhet mysliman.” Nisur nga kjo, i Dërguari i Allahut (s.a.s.), e thirri Abdullah ibn Selamin duke i thënë: “Eja, o Ibn Selam!” Abdullah ibn Selami (r.a.), doli nga dhoma, shkoi pranë tyre dhe u tha:

“O hebrenj! Kini frikë nga Allahu! Pranojeni atë që ka sjellë Muhamedi! Ju e dini se ai është i Dërguari i Allahut, sepse e shikoni se emri dhe cilësitë e tij janë të shkruara në librin tuaj, Teuratin. Unë dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut. Gjithashtu dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Allahut.” Ai në këtë mënyrë deklaroi se kishte pranuar Islamin. Pas këtij pohimi dhe vërtetimi, çifutët filluan të shpifnin duke thënë:

“Ti po gënjen. Ti je shumë i keq dhe shumë injorant.” Ata nuk lanë fjalë të keqe pa i thënë. Abdullah ibn Selami (r.a.), u ndje i turpëruar dhe tha:

“O i Dërguari i Allahut! Prej kësaj kisha frikë. Ata janë një popull tradhtar, i padrejtë, mashtrues dhe shpifës.”

Resulullahu (s.a.s.), u tha atyre: “Dëshmimi i parë që bëtë, na mjafton.”

* * *

Çifutët përgjatë gjithë historisë i kanë munduar profetët, kanë qëndruar padrejtësisht kundër së vërtetës, janë bashkuar në ligësi dhe kanë bërë shkatërrime në tokë. Ata ende vazhdojnë të bëjnë shkatërrime në tokë. Andaj, myslimani duhet të jetë i zgjuar dhe duhet ta njohë armikun. Edhe përpjekjet e tij në këtë rrugë duhet t’i bëjë sipas kësaj.

Abdullah ibn Selami (r.a.), pas kësaj periudhe të jetës së tij e ka ndjekur si hije të Dërguarin e Allahut (s.a.s.). Ai ia dedikoi veten Islamit dhe Kuranit si një njeri i etur që nuk dëshiron të largohet nga burimi. Ai së pari u përpoq për të edukuar veten dhe për të shëruar sëmundjet shpirtërore që kishte brenda.

* * *

Një ditë në pazarin e Medines ishte parë me një barrë drush në kurriz. E pyetën:

“Ju keni shërbëtorët që mund t’ua kryejnë këto punë. Pse e bëni këtë?” Ai u përgjigj duke u thënë:

“Po, ne kemi shërbëtorë që mund t’i bëjnë këto punë, por desha të provoja veten nëse do të më vinte rëndë apo jo që ta bëja këtë punë, sepse unë kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (s.a.s.), duke thënë:

“Një njeri që ka në zemrën e tij mendjemadhësi sa fara e sinapit, nuk do të hyjë në xhenet.” Nëse kam mendjemadhësi, dua të shpëtoj prej saj.”

* * *

Ja pra, kështu e zbukuron Islami njeriun. Ai e bën myslimanin njeri modest, të butë, të aftë dhe i jep një moral të lartë duke e pastruar nga të gjitha të këqijat. Shikoni çfarë ka thënë i Dërguari i Allahut (s.a.s.), për Abdullah ibn Selamin (r.a.): “Nëse dikush dëshiron të shohë një banor të xhenetit, le të shohë Abdullah ibn Selamin.”

Edhe një herë tjetër i Dërguari i Allahut (s.a.s.), tha: “Ai që do të hyjë i pari nga ajo derë, është një prej banorëve të xhenetit.” Pas pak brenda hyri Abdullah ibn Selami (r.a.). Sahabët e nderuar e njoftuan menjëherë për lajmin përgëzues. Pastaj e pyetën se me cilën vepër e kishte arritur këtë gjendje. Ai u përgjigj:

“Unë jam një njeri i dobët, por prapë se prapë nuk mbaj mëri brenda meje për askënd dhe gjithmonë përpiqem të qëndroj larg fjalëve boshe.”

* * *

Sa mirësi e madhe që është Islami!.. Sa lumturi e madhe është hyrja në Islam!.. Kjo mirësi arrihet vetëm me Islamin… Islami është një stoli që e bën njeriun engjëllor… O Zot! Na e jep edhe neve këtë moral!..

Abdullah ibn Selami (r.a.), ishte njëri prej trimave që e zbukuroi veten me moralin e lartë dhe  me dijen e Islamit. Ai ka transmetuar 25 hadithe nga i Dërguari i Allahut (s.a.s.). Ka marrë pjesë në Haxhin e Lamtumirës dhe në luftërat që janë bërë kundër braktisësve të fesë në kohën e Ebu Bekrit (r.a.). Ai ka qëndruar në Medine përgjatë periudhës së Omerit (r.a.) dhe Osmanit (r.a.). Abdullah ibn Selami (r.a.), ka ndërruar jetë në vitin 643 e.s..

Allahu qoftë i kënaqur prej tij!

Allahu Teala na dhëntë të gjithë prej dijes, moralit dhe nënshtrimit që kishte Abdullah ibn Selami (r.a.)! Zoti (xh.xh.), na bashkoftë me të në xhenet! Amin!

Share.

Comments are closed.